Futboll

Zëvendësuesi i Lewandowskit te Bayerni: Jam sulmuesi më i mirë gjerman

Sandro Wagner është i bindur se e meriton të jetë pjesë e ekipit kombëtar të Gjermanisë për Kupën e Botës në Rusi, duke pohuar se vendi i tij nuk ka sulmues më të mirë se ai.
Wagner i ka shënuar tri gola në po aq ndeshje startuese që prej se iu bashkua Bayern Munichut nga Hoffenheimi gjatë afatit kalimtar të janarit, edhe pse statusi i tij si zëvendësues i Robert Lewandowskit nënkupton se shanset e tij për të luajtur janë shumë të kufizuara.

Shanset e tij për t’u ftuar në Kombëtare janë të komplikuara nga forma mbresëlënëse e Mario Gomezit për Stuttgartin, skuadër me të cilën sulmuesi me përvojë i ka shënuar katër gola dhe asistuar në dy të tjera, në shtatë paraqitje të plota.

Por, Wagner mendon se ai para të gjithëve e meriton ftesën nga Joachim Low për Kupën e Botës.

“Ndihem mirë. Në sytë e mi, unë jam sulmuesi më i mirë gjerman, siç e kam thënë mijëra herë”, ka thënë Wagner

Related posts

ZBULON ARSYEN E LARGIMIT NGA MILAN/ Sulmuesi Piatek: Nuk mund ta imagjinoja veten ashtu…

Delo.autor

SHOKON “KUQEZINJTË” ME DEKLARATËN/ Ancelotti: Kam qenë tifoz me Inter. De Rossi tek Roma? Ai është si Pirlo…

Delo.autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Tomas Strakosha, pasardhësi i Loris te Tottenhami

Delo.autor

Leave a Comment