Futboll Seria A Sport

Talenti shqiptar në Serie C/ Sokol Haxhia: Kishte interes nga shumë klube për Isufaj

Talenti me orgjinë shqiptare, Andrea Isufaj, ka lënë të rinjtë e Chievos për të nisur aventurën si futbollist profesionist, tashmë në Serie C në Itali. Isufaj është transferuar te skuadra e Lucchese. Ky transeferim është bërë i mundur “Free Sport Management” i menaxherit Sokol Haxhia. Në një deklaratë  Haxhia është shprehur se prej kohësh ishte në tratativa për kryerjen e këtij transferimi.

Disa klube të mëdha në Itali janë interesuar për të blerë kartonin e lojtarit, siç ishte rasti i Brescia në Serinë B, që kërkonte të blinte kartonin e plot të talentit. Ndërkohë interes për Andrea Isufaj kanë shfaqur edhe dy klube të tjera të njohura si Siena dhe Livorno.

“Kishim kohë që ishim në tratativa me disa skuadra sepse prej janarit të kaluar kishte shprehur dëshirë Siena dhe Livorno për Isufaj. Në momentet e fundit u interesua dhe Brescia. Kemi qenë deri para se të mbyllej merkato për Seria A dhe Seria B duke diskutuar me Brescian. Nuk ram dakord për çmimin sepse Brescia donte ta blinte për gjithmonë, ndërkohë që Chievo ka shumë besim te ky lojtar.

Kemi filluar nga dita e premten me Luchesen dhe kemi bërë këtë marrëveshje. Isufaj është datlindja 1999 dhe që të iki të luaj për ligat profesioniste është diçka shumë e mirë dhe konkurenca është e mirë. Është sulmues dhe si ë gjithë sulmuesit e tjerë e vetmja mënyrë që ai të tregoj veten është të shënojë gola. Më vonë do të shohim rinovimin e kontratës me chievon ose shitjen te një klub tjetër”-u shpreh menaxheri Sokol Haxhia. Vet lojtari është shprehur shumë i lumtur për këtë transferim, duke pohuar se do të jap gjithmonë më të mirën nga vetja.

Related posts

KËSHILLON MANCHESTER UNITED/ Giggs: Për të qenë si Liverpool dhe City duhet të…

Delo.autor

Dortmund “ngec” në shtëpi, mbyllet pa gola kundër Wolfsburg

Q.Autor

“KUALIFIKIMI ËSHTË I HAPUR”/ Gattuso: Barcelona mund të luante gjithë natën dhe…

Delo.autor

Leave a Comment