Kategoria Superiore Shqipëri

Vdekja 40-vjeçarit dhe dy fëmijëve, nis me 1 minutë heshtje ndeshja Vllaznia-Teuta

Ka nisur me një minutë heshtje ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës në stadiumin ‘Loro boriçi’ në Shkodër.

Lojtarët e kanë nisur ndeshjen me një minutë heshtje për shkak të aksidentit të rëndë ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Velipojë-Shkodër, ku mbetën të vdekur 40-vjeçari Edmond Prela dhe dy fëmijët e tij, djali 9 muajsh dhe vajza 5 vjeçare.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe vajza e madhe e familjes Preka si dhe nëna e tre fëmijëve të cilët gjenden në spital.

Mjekët kanë bërë me dije se vajza 10-vjeçe është në gjendje të rëndë, dhe mbahet në jetë vetëm me aparatura.

Related posts

PARTIZANI-EGNATIA/ Daja me zgjedhje të detyruara në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Zgjedhjet për FSHF-në, zbardhet lista e delegatëve që do të votojnë

Q.Autor

TALENTI I SHPRESAVE BËN HAPIN E MADH NË KARRIERË/ Mesfushori imeri transferohet në elitën e kampionatit turk…

Delo.autor

Leave a Comment