Boks Të tjera

Bellew provokon Haye: Do ta mund edhe më lehtë se herën e parë

Tony Bellew dhe David Haye, të dy boksierë britanikë, janë duke u përgatitur për revanshin që do të zhvillojnë mes tyrë më 5 maj, përballje që do tëq zhvillohet në stadiumin “O2 Arena” të Londrës. Kohët e fundit të dy boksierët kanë qenë të heshtur në deklaratat e tyre, duke u fokusuar më së shumti te stërvitja, por Bellew, që fitoi me “KO teknik” sfidën e parë, beson se situata do të jetë ndryshme kur ata të jenë përballë njëri-tjetrit. “Do të doja që ai të shprehej më shumë, por duket se ka zgjedhur heshtjen. Mendoj se stafi i ka thënë të “qepë gojën”, pasi ai më parë ai i ka bërë shumë dëme vetes duke bërë llafazanin”, u shpreh Bellew.

Unë isha pranë shtëpisë së tij dhe ai sërish heshti, nuk e kuptoj se përse ka ndryshuar kaq shumë karakteri i tij. Ne të dy kemi qenë nën të njëjtën çati, kur ishte duel mes Okolie dhe Chamberlain, por ai as që nuk i ngriti sytë për të më parë. Ai pa këdo përqark meje, por jo mua, pasi ai më përbuz”, u shpreh më tej Tony Bellew. Revanshi mes dy boksierëve duhej të ishte zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar, por u shty për shkak se Haye u dëmtua në krhaun e djathtë. “Vendosa të bëj revanshin, pasi e di që do ta fitoj edhe këtë përballje të dytë. E munda një herë dhe do ta mposht sërish. Kam një plan për ta mundur edhe më kollaj se herën e parë”, tha Bellew.

Related posts

U VLËRËSUA NGA “EUROTOUR”/ Eklent Kaçi më i miri në Europë për vitin 2018

Delo.autor

NGA VARFËRIA DERI TEK MAJA E TENISIT/ Dokumentari emocionues i Jannik Sinner: U largova nga familja

F.autor

“TOKIO 2020″/ Olimpiada vetëm me tifozë vendës, ja maksimumi që lejohet në stadium

Delo.autor

Leave a Comment