Bundesliga Futboll

Vëllai i Khedira refuzon kombëtaren e Tunizisë: Unë jam gjerman…

Me vëllanë e madh Sami nuk e lidh vetëm mbiemri dhe një ngjashmëri e madhe, por edhe profesioni dhe roli në fushë. Rani Khedira, mesfushori i Augsburg, nëse nuk do ta ketë të lehtë të imitojë të vëllanë për numrin  titujve të fituar në karrierë, atëherë ëndërron që një ditë të grumbullohet nga kombëtarja e Gjermanisë. Kjo ka qenë arsyeja përse ai ka refuzuar ftesën e kombëtares së Tunizisë për të luajtur me ta në kampionatin e ardhshëm botëror.

Edhe pse kanë lindur në Gjermani, vëllezërit Khedira kanë origjinë turke. Por dyshimet se për cilën kombëtare duhet të luajnë nga kanë ekzistuar dhe arsyeja ka qenë logjike: “kam lindur dhe jam rritur në Gjermani dhe gjuha e vetme që di të flas është gjermanishtja, – deklaroi Khedira jr. – Loja ime është e bazuar shumë te komunikimi dhe nuk do të isha në gjendje të ndihmoja një ekip që nuk flet gjuhën time. Për më shumë nuk më shkon ndërmend të marr vendin e një kolegu që ka luftuar për dy vjet që të jetë në botëror.”

Related posts

PSG-BARCELONA/ Nga bashkimi tek skema e re, në Spanjë renditin 10 arsyet për të besuar te mrekullia

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Nga Lazio tek Laçi, ish-titullari i Shpresave firmos në futbollin amator

Delo.autor

OFERTA E PABESUESHME/ Barcelona ofron 200 MILION paund për SULMUESIN e Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment