Futboll

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjobiten Skënderbeu dhe Partizani

Komisioni i Disiplinës ka bërë publik, vendimet e marra në lidhje me ngjarjet e ndodhura në kampionatin shqiptar, fundjavën që shkoi. Skënderbeu dhe Partizani janë dënuar me gjobë nga Disiplina. Ndërsa ka pasur dënime të rënda për skuadrat e kategorive të ulëta.

Ja dhe vendimet e plota të Disiplinës:

  1. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
  2. F.K “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
  3. Lojtari i KF “Iliria”, Xhorxhian Boci , për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. KF “Tirana B”, paralajmerohet se në rast përsëritje të rasteve të ngjashme do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
  5. Lojtari i KF “Maliqi”, Ilgi Bashllari, për përshtymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.f të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF “Memaliaj” Kristi Shehu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i KF “Elbasani” U-19, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KF “Skenderbeu” U-19 Elvis Kocibellinj, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF “Luftetari” U-19, Daniel Buxaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Zyrtari i KF “Vllaznia” U-17, Alban Hasani, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. KF “Apollonia” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe për mospërmbushje të përgjegjesive organizative pas përfundimit të ndeshjes kundër KF “Butrinti” U-19 dt.25.02.2018, në bazë të Nenit 51 dhe 65/3 dhe 66/1 të KDS, dënohet zhvillimin e 4 (katër)ndeshjeve pa spektator në stadiumin përkatës dhe me gjobë në masën 100.000(njëqind mijë) lek. Në apilikim të Nenit 136/1.e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
  12. Zyrtari i KF “Beslidhja” U-17, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në

bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Related posts

YOUNG BOYS-TIRANA/ Ndizet sfida! Vendasit shpërdorojnë rast të artë, bardheblutë kundërpërgjigjen me Kale (VIDEO)

Delo.autor

PAS NDESHJES GIMNASIA-ROSARIAO/ Maradona dhe gjesti i dyshimtë që bëri xhiron e botës (VIDEO)

Delo.autor

Dy gjermanë mund të zëvendësojnë Unai Emery tek Paris SG

Sadik.Autor

Leave a Comment