Bundesliga Futboll

Vidal: S’mendoj për merkaton, dua rinovimin me Bayernin

Arturo Vidal nuk ka ndërmend të largohet nga Bayerni i Mynihut, edhe pse për shërbimet e tij interesohen klubet më në zë në Europë, siç është Bayerni i Mynihut. Kiliani, kontrata e të cilit përfundon në verë të 2019-ës, është shprehur se dëshiron të zgjasë bashkëpunimin me bavarezët.

“Nuk po mendoj për largimin nga Bayerni. Unë ndihem shumë mirë këtu. Sigurisht që do të më pëlqente që të zgjasja kontratën. Kjo është një mundësi. Familja ime, fëmijët e mi janë shumë të lumtur në Mynih.”

Vidal ka shënuar 6 gola në 28 ndeshje të Bayernit në këtë sezon. Falë edhe performancës së 30-vjeçarit, skuadra e Jupp Heynckes ka krijuar një shkëputje prej 18 pikësh me ndjekësit më të afërt, praktikisht duke hipotekuar titullar e radhës kampion në Bundesligë.

Related posts

E BUJSHME/ U përfol për largimin nga Manchester Untied, Ronaldo ka 5 opsione ku mund të zgjedhë

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madrid tenton shkëmbimin e madh, provon “kartën” Hakimi për yllin e Inter-it…

Delo.autor

TOTTENHAM-AJAX/ Pochettino me gjashtë mungesa në duelin e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment