Bundesliga Futboll Sport

MERRET VENDIMI/ Në Gjermani hapen dyert e stadiumeve me 50%, Bayern nuk bëhet pjesës e nismës. Ja arsyeja…

Bundesliga do të ngrejë siparin në datë 13 gusht dhe klubet së bashku me qeverinë gjermane dhe federatën kanë arritur një marrëveshje për rikthimin e tifozëve në stadium në 50% të kapacitetit.

Të gjitha skuadrat do të kenë të pranishëm në stadiumet e tyre 25 mijë tifozë, duke rikthyer gradualisht magjinë e mbështetësve gjerman. Por Bajerni si duket ka menduar për shëndetin e tifozëve të saj dhe nuk ka dashur të nxitohet.

Siç bëjnë me dije mediat gjermane, drejtuesit bavarez do të hapin vetëm 35% të kapacitet të stadiumit, pasi ‘’Alianz Arena’’ mund të mbajë 75 mijë tifozë. Arsyeja e këtij vendimi është se Bajerni nuk kërkon të rrezikojë shëndetin e tifozëve të saj dhe e ka parë të udhës të hapë në mënyrë graduale stadiumin. Bavarazët nuk janë një ekip i madh vetëm në fushë, por dhe jashtë saj.

Related posts

BARAZIM DRAMATIK/ Roma shtang Milanin, kuqezinjve iu “rrëshqet” fitorja në frymën e fundit

F.autor

RASHICA ARRIN AKORDIN ME LEVERKUSEN/ Por kalimi dështon në fund. Tërbohet sulmuesi, ja arsyeja

Delo.autor

Bayern Munich hidhet në sulm për “yllin” e Juventus-it, RONALDO bën “ligjin”

Isa.Autor

Leave a Comment