Futboll Kategoria e pare Ligue 1

VIDEO/ Kur Neymar-Cavani zbresin në Kategorinë e Parë në Shqipëri

Ishte data 17 shtator e vitit të shkuar, kur Neymar dhe Cavani përplaseshin për një 11-metërsh në fushën e lojës gjatë takimit PSG – Lyon. Neymar kërkoi të vendosë topin te pika e bardhë për të ekzekutuar, por Cavani nuk e la të vazhdonte më tej duke e ekzekutuar ai këtë mundësi. Gjuajti, por portieri i Lyon e priti topin. Nga ana tjetër, Neymar u zemërua për këtë rast.

As më shumë e as më pak sesa dita e sotme, ky rast zbriti në Shqipëri, pikërisht në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit në ndeshjen Bylis – Tirana që përfundoi me rezultatin 1-1.

Murataj fitoi penalltinë, bëri gati topin te pika e bardhë, por urdhri nga trajneri ishte që ekzekutimin ta bënte Shoshi, kapiteni i skuadrës. Ndërkohë që Shoshi afrohej te topi, Murataj i kërkon që ta gjuajë vetë penalltinë. Por, nuk ndodhi kështu dhe Murataj u zemërua, duke vendosur duart në kokë në shenjë zemërimi. Në fund, gjuan Shoshi dhe sfera përfundon në rrjetë, ndryshe nga Cavani.

Related posts

Joao Mario shënon super gol ndaj Tunizisë (VIDEO)

Sadik.Autor

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Refik Halili: Më keq që kemi qenë nuk do bëhemi, shpresoj që…

Delo.autor

TRAJNERI U AKUZUA SE I NDOQI ME MAKINË DHE U PEZULLUA…”/ Flet arbitrja: Ja e vërteta

Delo.autor

Leave a Comment