Futboll Ligue 1

VIDEO/ Mbrojtësi i Monaco: Neymar tregoi mungesë respekti!!!

Neymar e tha edhe vetë se gjesti i tij do të bënte të flitej shumë. I fundit, mbrojtësi i Monaco-s Andrea Raggi e ka etiketuar si një mungesë respekti veprimin e sulmuesit të PSG-së.

Ish-ylli i Barcelona-s u tall me një nga lojtarët kundërshtarë në ndeshjen e fituar 3-2 nga PSG në transfertën e Renne në Kupën e Francës. Neymar iu afrua kundërshtarit për ta ndihmuar të ngrihej, por në momentin që ky i fudit i dha dorën braziliani tërhoqi të tijën. Neymar tha se ishte një shaka, por gjesti i tij ka ngjallur diskutime.

https://youtu.be/Lly9Fo-scqQ

I pyetur nga gazetarët, Andrea Raggi pranoi se nuk e kishte kuptuar veprimin e yllit të Paris Saint-Germain. “E pashë veprimin e tij dhe mendoj se një kampion si Neymar duhet të ketë më shumë respekt për lojtarët e tjerë. Për mua ai veprim nuk ishte aspak i bukur”, komentoi Raggi pas fitores së Monaco 2-0 ndaj Montpeiller të mërkurën mbrëma në gjysmëfinale të Kupës së Francës.

Related posts

KUALIFIKUESET “EURO 2020” U-21/ Spanja gjen fitoren e parë në grup

Delo.autor

‘Bllofi’ i Perezit, i bleu makinë Mbappe-së duke menduar se do të transferohej në Madrid

Q.Autor

STATISTIKAT PËR SFIDAT E SERIE A/ Milani ruan vendin Champions, ja shanset e ekipeve

Delo.autor

Leave a Comment