Kategoria Superiore Shqipëri

VIDEO/ Vllaznia reagon për përplasjen e trajnerit Gjoka me gazetarët

Vllaznia u mund sot në Shkodër nga Skënderbeu me rezultatin 4-1. Pas kësaj ndeshjeje, trajneri Gjoka pati një debat me gazetarët e pranishëm dhe braktisi prononcimin e tij.

Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar klubi i Vllaznisë. Shkodranët kanë postuar një shkrim në faqen zyrtare, ku kanë thënë se ngjarja e sotme ishte vetëm një episod dhe se media është shumë e rëndësishme.

“Klubi i Futbollit “Vllaznia” vlerëson kontributin e gazetarëve dhe medias në Shkodër në dobi të sportit dhe zhvillimit të tij. Çdo herë klubi “Vllaznia”, trajnerët, stafi teknik dhe sportistët kanë qenë të gatshëm në komunikim publik me median duke dhënë informacion për vështirësitë dhe sfidat.

Pas përfundimit të ndeshjes me Skënderbeun, si zakonisht trajneri i Vllaznisë, z. Ernest Gjoka, ka qenë i gatshëm t’u përgjigjet gazetarëve.

Por sot komunikimi ka qenë i vështirë, ndoshta edhe prej rrethanave të krijuara ditën e sotme. Kësaj i duhet shtuar edhe situata jo e mirë që po kalon ekipi me dy humbje radhazi në “Loro Boriçi” dhe pozicionin në renditjen në Superligë. Të gjitha këto, duhet të kenë ndikuar në reagimin e sotëm të trajnerit Gjoka.

Jemi të bindur se ajo që ka ndodhur sot, është vetëm një episod pas një ndeshje sfiduese dhe psikologjikisht të zorshme. Vazhdojmë të kemi bindjen se gazetarët dhe mediat kanë një rol të pazëvendësueshëm për pasqyrimin e punës tonë, duke shpresuar që të gjithë bashkë, shumë shpejt të mbështesim Vllazninë në nivelin ku e dëshirojmë të gjithë”, shkruhet në deklaratën e klubit shkodran.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Ernest GJOKA: TIRANA me MEMËN do rilindi. Kombëtarja me PANUCCIN pa ide. Me Izraelin do…

Isa.Autor

“TIRANA, TEUTA DHE LAÇI JANË PRETENDENTË PËR TITULL”/ Mazrekaj: Kukësi vetëm sulmin ka të fortë, Partizani…

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Laçi: Ngjarje e paprecedentë në Kamzë, tifozët kuksianë godasin me sende të forta anësorin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment