Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Dy seanca stërvitore në ditë, ja si duket gjendja tek kampi i Partizanit…

Skuadra e Partizanit ka nisur ditën e djeshme seancat stërvitore në prag të sfidës kundër Skënderbeut, transferta e dytë radhazi në këtë fillim të edicionit të ri në Superiore.

Pas humbjes kundër Teutës me rezultatin 0-1, Ilir Daja dhe stafi teknik kanë vendosur të shtojnë dozën e përgatitjeve me dy seanca stërvitore në ditë.

Gjithashtu, është bërë edhe një analizë e humbjes kundër durrsakëve. I gjithë grupi do të jetë i plotë për trajnerin Daja në sfidën kundër Skënderbeut, madje edhe afrimet e fundit në ekip pritet të jenë në formën më të mirë fizike dhe të marrin më shumë minuta kundër korçarëve.

Pritet shumë që Kaçe dhe Mala të jenë në formë sa më optimale, në mënyrë që të jetë një formacion sa më i fortë në fushën e lojës. Partizani dhe Skënderbeu do të përplasen ditën e shtunë, në orën 16:45.

Related posts

“DIGA BORDO”/ PSG ndalet për herë të parë në Francë, NEYMAR rishkruan historinë

Isa.Autor

LOJTARI MË I MIRË NË BOTË/ Kjo video që vërteton se MESSI është JASHTËTOKSOR

Isa.Autor

NBA, Oklahoma dhe San Antonio në “playoff”

Sadik.Autor

Leave a Comment