Futboll La Liga

VIDEO/ Zidane e zëvendësoi, Ronaldo ia nxjerr inatin kameramanit

Real Madrid ka lënë dy pikë të tjera mbrëmjen e së shtunës ndaj Levante-s teksa vuajti të siguronte fitoren kur ishte 2-1. Ishte ndeshja e dytë radhazi që BBC e nisi nga minuta e parë në sulm, por ata nuk mund të replikonin të njëjtën paraqitje që i dha fitoren 4-1 ndaj Valencia-s fundjavën e kaluar.

 

 

Madrid mori kryesimin me Sergio Ramos por pësoi golin e barazimit në fund të pjesës së parë. Isco shënoi golin e dytë për Los Blancos, i cili ishte zëvendësuar pak më përpara bashkë me Asensio që u futën në fushë për Bale dhe Ronaldo, shkruan telesport.

Ronaldo rrallëherë zëvendësohet për arsye që dihen tashmë, por ndaj Levante-s ishte një nga atë net të rralla.

Pas zëvendësimit kamera e ndoqi Cristiano-n në çdo hap që merrte. Ai ishte në dijeni të kësaj dhe i bën gjestin duke instruktuar kameramanin të filmonte ndeshjen në vend të tij.

Por goli i Pazzini-t në fund inatosi së tepërmi Ronaldo-n, i cili në mënyrë jo të zakonshme për të nuk donte të ishte në qendër të vëmendjes.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Presidenti i Getafe: Nuk do të fluturojmë drejt Italisë, le të…

Delo.autor

“TË VAZHDOJMË ME KOKËN LART”/ Flet Hysaj pas fitores: Nuk e besoja që shënova, zëvendësimin e kërkova vetë sepse….

Delo.autor

SULMI i radhës ndaj NEYMAR: S’ka personalitet. IBRA ishte diçka tjetër

Isa.Autor

Leave a Comment