Champions League UEFA

VIDEO/Higuain gabon nga pika e bardhë e penalltisë

Juventusi po luan në fushën e vet me Tottenhamin në takimin e parë të 1/8-ave të finaleve të Champions League.

Që në minutën e dytë Higuain shënon, duke kaluar mjaft shpejt Juventusin në avantazh.

Në minutën e 8-të ka penallti për Juventusin, ku Higuain tregohet i saktë, duke dyfishuar shifrat.

Tottenham nuk dorëzohet dhe sulmuesi kryesor, Harry Kane, ngushton diferencën e golave, duke e bërë akoma më të bukur sfidën italo-angleze.

Në minutën e parë shtesë bardhezinjtë fitojnë një tjetër 11-metërsh. Këtë herë Higuain nuk tregohet i saktë, duke humbur shansin të thellojë avantazhin e ekipit të tij.

Related posts

Champions League/ Barazim me vuajtje për Man. United përballë Sevillias. Shakhtari përmbys Romën (VIDEO)

Q.Autor

CHAMPIONS/Olainka i pafat, shënon autogol dhe i jep avantazhin Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKA BEFASUESE/ Anglia dominon në Champions me 4 ekipe, ja vite pa ndodhur

Delo.autor

Leave a Comment