Champions League Futboll

Suksesi i Real në Champions bazohet në tre “ligje” shumë të thjeshta

Real Madrid është shumë pranë gjysmëfinales së tetë radhazi në Champions League.  Për më tepër, “Los Blancos” janë favoritë për të fituar Champions League, për herë të tretë radhazi. Kjo ka ndodhur vetëm tre herë më parë në të kaluarën e veprimtarisë prestigjioze dhe për herë të parë e ka bërë Real Madrid i vitit 1950. Në fakt, nëse Real Madrid triumfon në Kiev, atëherë do të ishte Champions i katërt në pesë vitet e fundit, më mirë kanë bërë vetëm në vitet ’50 kur e fituan pesë herë radhazi këtë trofe.

Gjithsesi, kjo skuadër e Real Madrid nuk ka asgjë të ngjashme si ai ekip ku luanin Puskas dhe Di Stefano. Ata nuk kanë bërë as ndonjë revolucion në futboll si Ajax i Johann Cruyff, nuk luajnë aq bukur sa Barcelona e Pep Guardiola, megjithatë janë gati të fitojnë dyfishin e katalanasve…

Por si i kanë fituar këto trofe? Tre Champions League në katër vite, dy prej të cilave radhazi, çka përbën një sukses epik, sepse që kur Kupa e Kampioneve është bërë Liga e Kampioneve, askush nuk ia kishte dalë mbanë në këtë arritje. Por nëse nuk janë një ekip epokal, që po shkruan historinë e futbollit, atëherë si po ia dalim? Ka tre rregulla të thjeshta që po e bëjnë Realin e drejtuar nga Zinedine Zidane një ekip jashtëzakonisht të suksesshëm.

1.Thjeshtësia

Një nga gjërat që karakterizuan Barcelonën e Pep Guardiola ishte përshtatja e futbollistëve me një sistem loje jashtëzakonisht të komplikuar. Ata krijuan përshtypjen dhe bindjen se pikërisht ky sistem loje i kishte dhënë mundësinë të fitonin ndeshjet e mëdha dhe trofe. Shumë u përpoqën të imitojnë atë lloj loje, vetë Guardiola te skuadrat e tjera, por ende askush nuk ka arritur të luajë ashtu si bënte Barcelona gjatë atyre katër viteve.

Nuk është një sekret që presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, mendon se Zidane është “Guardiola e tij”, por “Zizu” nuk ka asnjë ngjashmëri taktike me katalanasit, megjithatë kjo është diçka pozitive. Një klub si Real Madrid, me futbollistët “yje” që ka, nuk ka atmosferën e duhur për të qenë një ekip shumë i përgatitur taktikisht, të paktën në ditët tona. Madrid është një ekip individësh, diçka që Zidane e di shumë mirë, pikërisht falë përvojës personale në ditët që luante në “Bernabeu”, ku politika e klubit ishte ndërtimi i një grupi me “Galaktikë”, që fitonte me aftësitë e individëve të caktuar, në ndeshje të caktuara.

Kësisoj, pa i futur në kokë futbollistëve të tij komplekse të ndryshme taktike, Zidane ndjek vetëm disa baza të këtij sporti. Ruhet gjerësia dhe topa të hedhur në zonë. Taktika e Zidane është e ngjashme me atë të skuadrave angleze në fillim të viteve ’90, për më tepër ata kanë futbollistë të një cilësie të jashtëzakonshme që nuk falin sa herë i jepet mundësia.

Të bindëshë futbollistët për një sistem të komplikuar sulmi është shumë e vështirë, por t’i bindës të luajnë futboll me krosime nga krahët është më e lehtë. Real Madrid ndjek mënyrën e thjeshtë të lojës për 90 minuta, pavarësisht nga situata në të cilën ndodhen apo kundërshtari që kanë përballë. Kjo sepse taktika e tyre bazë është aq e thjeshtë sa çdo lojtar mund ta ndjekë lehtësisht në çdo moment të ndeshjes. Janë elementët me elementarë të taktikës në futboll dhe nuk kërkon asnjë sforco për t’u kujtuar gjatë ndeshjes se cilat janë detyra. Thellësi nga qendërsulmuesi, gjerësi nga lojtarët e krahët, shkallëzim nga mesfushorët dhe lëvizshmëri nga të gjithë. Çdo ekip, duke nisur nga moshat më të vogla i di këto rregulla.

2.Golashënuesi

Thjesht madhështor dhe ia lejon shokëve të tij te Real Madrid të mos shqetësohen për ndërthurje taktike, por t’i bëjnë gjërat thjesht. Por teorikisht nëse takika e Real Madrid është kaq e thjeshtë, atëherë mbrojtjet moderne të sofistikuara duhet ta kenë të lehtë ta ndalin, sidomos në nivele të larta. Por kjo është edhe armë e Real Madrid. “Los Blancos” mbrohen në mënyrë perfekte dhe sulmojnë thjesht. Pak a shumë atë që ka bërë Jose Mourinho gjatë gjithë karrierës së tij. Të shohësh Manchester United është shumë i ngjashëm si Real Madrid, por përse nuk janë “djajtë” në garë për të fituar Champions? Cila është diferenca? Eshtë dikush që ka luajtur për të dyja klubet: Cristiano Ronaldo.

Shënimi i golave nuk është gjithçka në futboll, por është jashtëzakonisht shumë. Cristiano Ronaldo e bën diçka të tillë më mirë se kushdo tjetër në planet. Numri 7 ka shënuar 446 gola në 431 ndeshje zyrtare me Real Madrid. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League me 119 gola. Eshtë thjesht një golashënues fantastik.

Në moshën e tij, Cristiano tanimë mund të konsiderohet një futbollist i jashtëzakonshëm, krejtësisht i kompletuar dhe i përqendruar te shënimi i golave. Duke marrë në konsideratë atë dhe Leo Messi, të dy ishin baraz në vitin 2015 me 77 gola, kur luajtën kundër njëri-tjetir. Që atëherë Messi ka shënuar 23 gola në Champions, duke kapur kuotën 100, padyshim një arritje e madhe, por në të njëjtën periudhë Ronaldo ka shënuar 42 gola. 19 më shumë se Messi…

Nuk është sekret që Cristiano Ronaldo është shumë i aftë, padyshim. Të gjithë e dinë se ai është një gjeni i goli dhe pikërisht ai është arsyeja kryesore përse taktika e Real Madrid është kaq e thjeshtë, përse funksion shkëlqyeshëm edhe pa qenë e komplikuar. Jo sepse ai lëviz shkëlqyeshëm apo ndërton manovrën në sulm, por sepse është një makineri golash. Nëse Real nuk do të kishte një futbollist me rendimentin e portugezit, atëherë nuk do të kishte të njëjtin sukses. Ronaldo shënon në një nga dy rastet që i paraqitjen. Ai është thelbësor.

3.Prioriteti

Por nëse Cristiano Ronaldo është “vrasës” dhe futbolli i Real Madrid është kaq i thjeshtë dhe funksional, përse Madridi nuk fiton gjithçka? Përse nuk e kanë fituar kurrë “tripletën”? Përse në kampionatin spanjoll të këtij sezoni renditen në vendin e katërt? Sepse është çështje prioritetesh.

Zinedine Zidane deklaroi se do të zgjidhte la Liga para Champions League në fillim të sezonit, por mënyra si ka zgjedhur formacionin, asnjëherë nuk ka qenë e tillë. Mënyra si e ndërton ekipin dhe ritmi që i kërkohet futbollistëve dhe energjia e tyre maksimale jepet gjithmonë në Champions. Zakonisht janë dy periudha vendimtare të sezonit njëra në nëntor-dhjetor dhe tjera në prill-maj. Janë momentet, kur sidomos në Spanjë, ekipet e mëdha përballen me njëra-tjetrën.

Gjithsesi, Madridi i Zidane, ka tendencën ta nisë sezonin fort dhe më pas ta ulë ritmin në fund të fazës së parë. Kjo është parë vazhdimisht, sidomos me Ronaldon. Në fund të këtij viti kalendarik, portugezi dhe shokët e ekipit u dukën jashtë forme, të ngadaltë dhe të papërqendruar dhe si rezultat nuk luajtën mirë.

Por sapo erdhi viti 2018, ata rilindën. Cristiano Ronaldo mbi të gjithë. Tani po luajnë me një shpejtësi të madhe dhe me shumë intestitet. Forma e tyre e shkëlqyer në Champions është parë në fillim të prillit dhe tanin janë detyrimisht të përqendruar maksimalisht te objektivi i vetëm që i ka mbetur: Champions League.

Rotacioni ka qenë i pashmangshëm dhe futbollistëve u jepen ditë pushimi, menjëherë pas ndeshjeve në Champions dhe jo mbas ndeshjeve të kampionatit. Në sezonin e kaluar bënë të njëjtën gjë, por e fituan kampionatit sepse kur pushonin tre titullarët Ronaldo, Bale, Benzema luanin tre lojtarët e stolit Morata, Isco dhe Rodrigez, aspak keq. Në këtë mënyrë ata arritën të shpallen kampionë sepse e kishin ekipin “B” thuajse aq të fortë sa ekipi “A”, ndërsa sivjet gjërat nuk janë kështu.

Ndaj Juventus, Real thuajse është kualifikuar dhe i mbeten tre ndeshje për të fituar Champions League. Pikërisht sepse në një moment të sezonit, kur kalon fazën me grupe, shtatë ndeshje bëhen prioritare për klubin më të madh të botës. Shtatë ndeshjet me eliminim direkt me synimin për ta fituar Champions për herë të tretë radhazi si Real i viteve ’50, apo Ajax dhe Bayern në viten ’70.

Përshembull, edhe Bayern punonte me prioritet. Bavarezët fiton tre herë radhazi trofeun e Ligës së Kampioneve, por në atë periudhë kampionatin në Gjermani e fitoi Borussia Monchengladbach dhe Bayern në vitet 1975 e 1976 u rendit në vendin e tretë të kampionatit. Edhe ata kishin një sistem loje të thjeshtë, të bazuar te një golashënues “alien” dhe “të pangopur” si Ronaldo, ai quhej Gerd Muller.

CARDIFF, WALES – JUNE 03: The Real Madrid team pose with the Champions League Trophy after the UEFA Champions League Final between Juventus and Real Madrid at National Stadium of Wales on June 3, 2017 in Cardiff, Wales. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Eshtë pse Real është skuadra e katërt më të mirë aktualisht në Spanjë, ka shumë mundësi që për herë të tretë, të katërtën në pesë vitet e fundit të bëhet mbret i Europës, me golashënuesi më të mirë të të gjitha kohërave në Champiopns League. Një sistem loje i thjeshtë, një “kanibal” në sulm dhe prioritet veprimtarisë më të rëndësishme të planetit, këto janë tre “ligjet” e Zinedine Zidane.

Related posts

Barcelona apo Atletico Madrid? Zbulohet vendimi i Antoine Griezmann

Sadik.Autor

Gola dhe spektakël në ndeshjen Monaco-Nice, gjithçka mbyllet në “paqe”

Q.Autor

REALIZOI GOL NGA 45 METRA NDAJ SKOCISË/ “Heroi” Schick: Gjatë gjithë ndeshjes pashë lëvizjet e portierit dhe…

Delo.autor

Leave a Comment