Champions League UEFA

Video/Strategjia e Courtois për të ndalur Messin

Thibaut Courtois nuk dëshiron kurrsesi që artileria e rëndë e Barcelonës ta trondisë mbrëmjen e të martës në Stamford Bridge, kur Chelsea do të presë ekipin blaugrana në takimin e parë të të tetave të Champions League. Dhe pikërisht për të ruajtur gatishmërinë e reflekteve të tij, e mbi të gjitha për të qenë i pamposhtur në goditjet në distancë të shkurtër, portieri i është nënshtruar sot një program special stërvitor: “të tentojë të ndalë me të dyja duart një rrebesh me topa tenisi”.

Kjo strategji specifike stërvitore është publikuar nga vetë portieri i përfaqësueses së Belgjikës, në llogarinë e tij në Instagram. Video e kësaj teknike përgatitore tashmë është bërë virale në rrjet, për vetë spektakolaritetit që përmban. Por, a do të rezultojë e efektshme për sfidën ndaj Messi dhe Suarez, e për më tepër, kur kundër tij do të ketë topin e futbollit dhe jo atë të tenisit?

Related posts

CSKA MOSKA kalon në avantazh, shënon gol Chalov (VIDEO)

Isa.Autor

Publikohen pamjet tmerruese/ Tifozët rusë plagosen pas prishjes së shkallëve lëvizëse (VIDEO)

Isa.Autor

AJAXI “MAGJIK” NË CHAMPIONS/ Përmbys Juventusin dhe kalon në fazën gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment