Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“NË SHQIPËRI TË ZHVISHNIN DHE TË MERRNIN RROBAT”/ Ish-sulmuesi i Kombëtares: Nuk ndihem grek, unë jam i tillë…

Roland Zajmi, ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, i cili ka luajtur edhe për Dinamon dhe Partizanin, ka luajtur për shumë kohë në kampionatin grek të futbollit. Zajmi ka folur për herë të parë pas 26 viteve dhe këtë e ka bërë për “Gazzetta.gr”, ku ish-sulmuesi ka treguar vështirësitë e mëdha të karrierës së tij, duke thënë treguar për problemet në Shqipëri, pro edhe pas kalimit në Greqi. Gjithashtu më tej ai ka thënë se tashmë ndihet grek.

“Kam qenë një idiot, por gjithçka e kishte një bazë. Më ftuan në studio televizive për të folur, por unë nuk e dija greqishten mirë dhe më vinte turp. Nuk kam dalë kurrë në TV, as kur luaja futboll. Nuk ndihem mirë për këtë, por nuk është në tipin tim. Sigurisht djali tim do t’i them të dalë në TV kur të arrijë në nivelin të flasë, madje edhe pas humbjeve.

Kam 26 vite në Greqi. Në fillim ishte shumë e vështirë. Mbaj mend herën e parë kur erdha, nuk kisha qenë kurrë larg familjes. Por u rrita në ashpërsinë e Shqipërisë si fëmijë dhe arrita t’ia dalë. Në Shqipëri duhej të ishe i ashpër, e vetmja mënyrë që të mbijetoje. Kështu që, unë erdha në Greqi për një ekip si Proodeftiki, i cili ishte në gjendje të vështirë financiare. Që ditën e parë më sollën në Koridalaos dhe kur unë hyra në stadium, u dashurova me të. I thashë vetes “Këtu duhet të jem, do të bëj më të mirën për veten dhe ekipin.

Unë u largova nga Shqipëria në vitet 1996-1997. Mbaj mend atëherë se të qëllonin kur kaloje semaforin. Nëse visheshe mirë t’i merrnin rribat dhe të linin vetëm me të brendshmet. Shumë herë kisha përfunduar në rrugë I zhveshur. Futbolli në Shqipëri ishte i humbur atëherë, njerëzit donin të jetonin. Kur u largova unë më pas shpërtheu gjithçka pasi u morën armët dhe gjendja u përkeqësua. Por unë nuk e përjetova këtë, familja ime po. A ndihem grek? Jam pagëzuar si një grek. Dua t’ju them të vërtetën, nuk dua të ndryshojë asgjë nga jeta ime, jam personi me më shumë fat. Kam kaluar të gjitha ato peripeci, por jam personi më me fat që jam sot në Greqi.

Kur po kthehesha njëherë drejt Greqisë me aeroplan, po shikoja Athinën nga lart dhe thashë: “O Zot, të lutem mos më largo kurrë nga këtu. Nuk e dua as Barcelonën”. Nuk erdha këtu për të ndryshuar Greqinë, Greqia më ndryshoi mua. U adaptova në zakonet e Greqisë. Që ditën e parë kur erdha në Greqi u ndjeva grek. Unë nuk ndihem grek, jam grek.  Unë u pagëzova në 2005 në pishinën e notit, në Rodos, me kumbarin tim shokun tim të skuadrës Sidiropulos.”, tha Zajmi.

Related posts

SPALLETTI SHPËRFIL NAINNGOLAN/ Fitojmë edhe pa të, Marotta mund të japë…

Isa.Autor

Koret raciste ndaj Matuidi, ‘shpërthen’ Boateng: Ndëshkimi ishte qesharak!

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Kampionët e Europës bëjnë gati 45 milionë euro për mbrojtësin e Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment