Futboll

Vjet i ndihmoi të shpalleshin kampion, Kukësi shpall “non grata” Enea Jorgjin: U ble nga Kamza

Qe kampionati shqiptar eshte kthyer ne nje gare qesharake, kjo tashme nuk vihet me ne dyshim.

Vjet gjyqtari Enea Jorgji ishte njeriu kryesor qe i dha nje ndihmese shume te madhe klubit te Kukesit qe te shpallej kampion i Shqiperise.

Mjafton te shikosh vendimet e asaj ndeshje dhe e kupton qe ai arbiter kishte vetem nje qellim qe titullin kampion t’ia jepte Kukesit.

Por, sot Enea Jorgji eshte kthyer ne nje peroson te padeshiruar nga verilindoret qe e kane shpallur “non grata”.

Permes nje njoftimi per mediat klubi i Kukesit hedh akuza te forta ne drejtim te tij, ku theksojne se Jorgji ishte blere nga ekipi i Kamzes dhe FSHF-ja e ktheu ne teater ndeshjen sot ne “Zeqir Ymeri”.

Deklatara e plote e Kukesit.

Humbja e sotme ndaj Kamzës do të analizohet në detaje nga stafi teknik dhe do nxirren përgjegjësitë e gjithësecilit.

Por Futboll Klub Kukësi, shpreh indinjaten dhe protestën ndaj gjykimit të njëanshëm të ndeshjes së luajtur sot në Kukës midis FK Kukësit dhe FK Kamzës, e vlefshme për javën e 19 të Kategorisë Superiore. Treshja e gjyqtarëve të kryesuar nga Enea Jorgji mbajti një gjykim aspak të drejtë dhe hapur në favor të Kamzës.

Ndërhyrjet e shumta ndaj lojtarëve tanë shpesh herë u toleruan dhe rasti më flagrant është ai i mosdhënies së penalltisë në minuten e 72, ku lojtari i Kamzës Frasheri, brenda zonës prek topin me dorë.
Kjo treshe gjyqtarësh kishin vetëm një qëllim, dëmtimin e Kukësit në këtë takim.

Futboll Klub Kukësi shpall “non grata”, gjyqtarin Enea Jorgji dhe do kërkojë në ditët në vazhdim nga Komisioni i Arbitrimit që ky gjyqtar të mos gjykojë ndeshjet e Kukësit.

Gjyqtarë të blerë nga skuadra e Kamzës, por dhe me ndihmën e FSHF bënë që të zhvillohej një teatër i shëmtuar sot në stadiumin “Zeqir Ymeri” të qyetetit të Kukësit.

Related posts

SUPER SFIDA NDAJ TIRANËS/ Daja: Fitorja pikë kthese, ja sa ndikon derbi në në ardhmen time

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Barcelona mposht Elche-n dhe ngjitet në vendin e tretë. Askush si Messi në Europë

Delo.autor

FITORJA NDAJ SPORTING/ Panik gjatë fluturimit të Manchester City-t, era e fortë dërgon ekipin e Guardiolës në…

Delo.autor

Leave a Comment