Futboll La Liga

Zidane nuk kursen askënd nga yjet për supersfidën me PSG-në

Trajneri i Real Madridit, Zinédine Zidane, ka thirrur 19 lojtarë për ndeshjen e sotme (ora 20:45) kundër Real Sociedad, pa ruajtur asnjë nga yjet e vet për angazhimin e së mërkurës tjetër kundër PSG-së, në raundin e radhës të Ligës së Kampionëve.
Trajneri francez, i cili sërish ka grumbulluar Benzema, Cristiano Ronaldo dhe Bale, ka lënë jashtë sfidës së radhës në La Liga-s të rinjtë Borja Mayoral, Marcos Llorente dhe Theo Hernández, të cilët bien nga lista me vendim teknik. Përveç kësaj, nuk janë edhe të dëmtuarit Dani Ceballos dhe Jesús Vallejo.

Në këtë mënyrë, lista e plotë është formuar nga: Keylor Navas, Kiko Casilla, Luca Zidane; Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Akrraf; Kroos, Modric, Casemiro, Asensio, Isco, Kovacic; Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale dhe Lucas Vázquez.

Related posts

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAM/ Trajneri Conte: Kjo ndeshje është një shenjë që…

Delo.autor

LAÇI-FLAMURTARI/ Pas goditjes nga këndi, Turkaj bën heroin ndaj vlonjatëve (VIDEO)

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi mposhtet nga Anderleht dhe mbyll aventurën Europiane

Delo.autor

Leave a Comment