Futboll La Liga

Tjetër dëshmi se Zidane gaboi rëndë në transferime gjatë verës, i lë në shtëpi të gjitha blerjet e reja

Theo, Llorente dhe Mayoral nuk janë ftuar për ndeshjen që Real Madridi e zhvillon kundër Real Sociedad.

Zinedine Zidane largoi gjatë verës së 2017 lojtarë shumë të rëndësishëm (Morata, Pepe, James, Danilo), që kishin kontribuar në një apo tjetër mënyrë për të fituar Ligën e kampionëve dhe La Ligan, trofe që i koleksionoi Real Madridi në sezonin 2016/17.

Trajneri francez, vendosi që të mos transferojë lojtarë me emra, duke sjell në skuadër vetëm talentë premtues për të ardhmen, duke mos arritur të ndihmojnë ekipin këtë sezon që ka mbetur 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga dhe është eliminuar nga Copa del Rey.

Ky u konsiderua gabimi më i madh i Zidanit dhe këtë e vërtetoi edhe njëherë francezi të shtunën në mëngjes duke mos i grumbulluar lojtarët e blerë gjatë verës për ndeshjen me Real Sociedad që do të zhvillohet nga ora 20:45 në “Santiago Bernabeu”.

Marcos Llorente, Theo Hernandez dhe Borja Mayoral janë lënë në shtëpi nga Zidane, ndërsa Ceballos dhe Vallejo nuk janë ftuar për shkak të dëmtimeve.

Në skuadër është thirrur vetëm i riu i promovuar këtë edicion në ekipin e parë, Achraf. Për edicionin zhgënjyes të Real Madridit, gishti drejtohet më së shumti nga Zinedine Zidane, që me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit.

 

Related posts

Cungu dhe Agolli shkëmbejnë përqafime dhe batuta, por nesër do jenë kundërshtarë

Isa.Autor

KARTONI I KUQ/ Tifozët e ARSENALIT “kryqëzojnë” Xhakën në rrjet: Na turpëroi, e bën gjithmonë…

F.autor

SPEKTAKOLARE NË “ANFIELD”/ Të besuarit e klopp fitojnë falë gafës së Tottenhamit dhe rimarrin kreun

Delo.autor

Leave a Comment