Futboll Seria A

Zyrtare: Milan nënshkruan kontratë afatgjatë me Puma

AC Milan dhe Puma kanë nënshkruar kontratë të afatgjate bashkëpunimi

Skuadra italiane Milan ka shkëputur bashkëpunimin pas shumë viteve me kompaninë e madhe gjermane, Adidas.

Por, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë me kompaninë tjetër të madhe Puma.

“PUMA dhe Milan sot kanë arritur marrëveshje afatgjate bashkëpunimi, që i bënë bashkë dy brende, pasiononte, ikonike dhe ambicioze të industrisë së futbollit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Milanit.

“Marrëveshja hynë në fuqi më 1 korrik, ku PUMA do të bëhet partneri ynë zyrtar, furnizues teknik botëror dhe partner zyrtar për licencim”.

Milan nga kjo marrëveshje me Puma do të përfitojë nga 20 milionë euro në sezon, për dallim nga 12 sa merrte nga Adidas.

Kjo kompani ka kontratë edhe me skuadrat tjera të mëdha si Arsenal dhe Borussia Dortmund.

Related posts

E TURPSHME TEK LAZIO/ Fyerje dhe kërcënime nga tifozët për djalin e Tare-s. Ja si përgjigjet 17-vjeçari… (FOTO)

Delo.autor

U CILËSUA PRURJE E MADHE E KOSOVËS/ Ja arsyeja pse Shaland e la në stol bomberin Selmani për 3 ndeshje…

Delo.autor

MERR FUND GJITHÇKA/ POGBA refuzon kalimin te BARÇA, në janar rikthehet tek JUVENTUSI

Isa.Autor

Leave a Comment