Futboll

Gara për “Këpucën e Artë”, Messi mbetet pas, shkëputen Kane dhe Salah

Gara për “Këpucën e Artë”, Messi mbetet pas, shkëputen Kane dhe Salah
Për herë të parë në këtë sezon të La Ligas Barcelona e mbylli ndeshjen pa shënuar. Në “Camp Nou”, sfida me Getafen përfundoi, rezultat që e ngushton në 7 pikë diferencën mes “Blaugranave” dhe Atleticos së Madridit.

Gjithsesi, skuadra e Ernesto Valveredes vështirë se mund të gabojë në vazhdimësi aq sa për të humbur vendin e parë. Më shumë se ndalesa e radhës e Barcelonës përbën lajm fakti që Lionel Messi nuk arriti të shënonte, duke mbetur në kuotën e 20 golave në kampionat dhe humbur terren ndaj rivalëve të tij në kampionatet më të forta në Europë në garën për “Këpucën e Artë”. Bacelona në Spanjë, Manchester City në Angli, Bayerni në Gjermani dhe PSG në Francë, thuajse e kanë hipotekuar titullin. Vetëm në Itali ekziston një duel i ashpër mes Napolit dhe Juventusit, ndaj dhe vëmendja është përqendruar te rivaliteti në distancë mes goleadorëve.

Harry Kane kryeson listën e golashënuesve në kampionatet më të forta në Europë me 23 finalizime (të fundit e shënoi në fitoren ndaj Arsenalit), ndërsa pas tij, me vetëm një gol më pak, renditet një tjetër futbollist i Premier Leagues, sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah. Sergio Aguero dhe Edisnon Cavani janë në kuotën e 21 finalizime, për të ardhur më pas te Lionel Messi, që mban vetëm vendin e pestë me 20 gola. Immobile (20), Neymar (19), Lewandowski (19), Jonas i Benficas (25 gola, por koeficienti i finalizimeve në Portugali është më i ulët) dhe Mauro Icardi (18) mbyllin top-10-shen.

Klasifikimi i golashënuesve
1. Harry Kane (Tottenham): 23 gola
2. Mohamed Salah (Liverpool): 22 gola
3. Sergio Agüero (Manchester City): 21 gola
4. Edinson Cavani (PSG): 21 gola
5. Leo Messi (FC Barcelona): 20 gola
6. Ciro Immobile (Lazio): 20 gola
7. Neymar (PSG): 19 goles
8. Robert Lewandowski (Bayern Múnich): 19 gola
9. Jonas (Benfica): 25 gola
10. Mauro Icardi (Inter Milán): 18 gola

Related posts

AKORDI JUVENTUS-DYBALA/ Rinovimi në ngërç, menaxheri ikën duarbosh nga Italia

Delo.autor

NJERIU I REKORDEVE/ RONALDO kalon Selena Gomezin dhe bëhet personi më i ndjekur (FOTO)

Isa.Autor

Buffon: Superkupa s’do jetë TROFEU im i FUNDIT, Mbappe si PELE e MARADONA

Isa.Autor

Leave a Comment