Champions League UEFA

“S’ka formulë magjike për të ndalur Neymar”, madrilenët i tremben brazilianit

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka thënë se nuk ka “formulë magjike” për ta ndalur Neymarin dhe shpreson që ylli brazilian i PSG-së do të ketë një ditë të keqe në Europë, kur të luajë të mërkurën në “Santiago Bernabeu”. Neymar vjen si një kërcënim i madh për Real Madridin, pasi parizienët po përgatiten ta vizitojnë kryeqytetin e Madridit për ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve, raundi i 1/8 finale. Carvajal, i cili është pezulluar për përplasjen e parë, pranon se ekipi i tij thjesht duhet të shpresojë që braziliani ndërkombëtar të jetë nën nivelin më të mirë të tij. “Për të luajtur kundër Neymar, nuk ka formulë magjike, – tha ai nëpërmjet “AS”. – Ju vetëm shpresoni që të mos jetë në ditën më të mirë. Unë e shpresoj këtë për të mërkurën”.
Duke qenë i zhbilancuar në La Liga këtë sezon, Liga e Kampionëve do të jetë shansi i fundit i Real Madridit, për të marrë një tjetër trofe në këtë fushatë. Carvajal këmbëngul se nuk ka të preferuar për ndeshjen ndaj PSG-së, edhe pse parizienët “fluturojnë lart” në Ligue 1. “Nuk ka asnjë të preferuar në një betejë të tillë. Fazat e eliminimit janë shumë të njëjta, ato vendosen nga detajet e vogla, – sqaroi ai. – Ne do të përpiqemi të mos kryejmë ndonjë gabim dhe ta kalojmë turin në mënyrën e duhur”.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Porto mposht Juventus, talenti Chiesa mban gjallë shpresat e “Bardhezinjve”

Delo.autor

CHAMPIONS/ Manolas duke “ndjekur fluturat”, por Salah shpërdoron (VIDEO)

Delo.autor

Reagimet/ Heynckes i ngazëllyer, Butragueno do finalen

Sadik.Autor

Leave a Comment