Futboll

103 gola në kampionat, Icardi nuk i fsheh emocionet

Të gjithë prisnin që kapiteni të shënonte golin e tij të 100 në kampionatin italian, por Icardi vendosi të rikuperojë kohën e humbur për shkak të dëmtimit, duke shënuar plot 4 të tillë dhe shkuar në kuotën e 103 golave.

“Në fakt nuk e kisha menduar se do shënoja 4 gola, por e ndjeja se do ta dërgoja topin në rrjetë një herë apo dy. Jam shumë i lumtur që tani kam shënuar 103 gola, pasi Seria A është një kampionat shumë i vështirë dhe jo çdo lojtar ia del të shënojë kaq shumë”, tha Icardi.

Përveç sulmuesit, duket se edhe Interi ka njohur shpërthimin e tij, pasi është rikthyer të bindë me lojë dhe rezultat, pikërisht në pjesën më të rëndësishme të sezonit.

“Me Napolin luajtëm mirë dhe sakrifikuam, por nuk ia dolëm të fitojmë. Kjo lloj ndeshjeje na duhet shumë për moralin. Trajneri na ngacmoi me deklaratat e tij dhe më vjen mirë që skuadra reagoi mjaft mirë. Tani të jemi të përqendruar dhe të sigurojmë Championsin”, tha kapiteni zikaltër.

Related posts

HIJA E CONTES/ Deklarata e parë sezonale, GATTUSO sqaron tifozët kuqezinj

Isa.Autor

Barcelona pritet që të nënshkruaj me talentin kolumbian Camilo Hernandez

Sadik.Autor

FERNANDES ËSHTË KTHYER NË LIDER/ Në Angli krahasojnë SUPER GOLIN e yllit të “Djajve të Kuq” me perlën e Zidane (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment