Futboll

Neymar kërcënon PSG, kërkon një rrogë të çmendur për të qëndruar

Vizita pak ditë më parë e presidentit Nasser Al-Khelafi në Brazil nuk ka qenë thjesht për të marrë pjesë në inaugurimin e një instituti bamirësie të sulmuesit Neymar, por edhe për të diskutuar për të ardhmen e sulmuesit te skuadra e PSG-së. E përditshmja britanike “The Times” bën me dije se Neymar i ka kërkuar një rritje rroge presidentit të Paris Saint Germain, në të kundërt do të largohet. Sulmuesi brazilian u transferua verën e kaluar nga Barcelona te PSG, pasi kjo e fundit pakoi shumën rekord të 222 milionë eurove te skuadra “blaugrana”.

Braziliani Neymar i demtuar

Por duket se aventura e Neymar te skuadra pariziene është drejt fundit pas vetëm disa muajsh aktivizim, ndërkohë që sulmuesi 26-vjeçar ndodhet në vendlindjen e tij për t’u rikuperuar pas operacionit në kavilje. Edhe pse nuk ëhstë bërë asnjëherë publike, mësohet se Neymar përfiton 537 mijë stërlina në javë, një shumë marramendëse e cila duket se nuk e kenaq, ndaj braziliani kërkon të fitojë më shumë. “The times” shprehet se shuma që Neymar ka kërkuar për të qëndruar te PSG-ja është vërtet e ekzagjeruar, 1 milionë stërlina në javë.

Related posts

KOMBËTARJA MBËRRIN NË FRANFURT/ Pritet nga qindra tifozë shqiptarë në Gjermani

Delo.autor

XHAKA autoritar edhe tek Bazeli, shoku i skuadrës bën “SHQIPONJËN” për të (FOTO)

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme, mbrojtësi Alioski realizon një SUPER GOL ndaj Islandës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment