Futboll

12 yjet që dëmtimet u kushtuan pjesëmarrjen në botëror

Megjithatë, gjatë historisë ka pasur yje të futbollit të cilët nuk kanë mundur të thirren me kombëtaret e tyre për shkak të dëmtimeve. Më poshtë janë 12 futbollistë të cilët patën fatin e keq të dëmtoheshin e ta shikonin këtë event nga shtëpia.

Lista

DI STÉFANO – 1962: Nuk mundi të merrte pjesë në botërorin e vitit 1962 me Spanjën për shkak të një dëmtimi të pësuar në një takim parapërgatitor në Kili.

 

BERND SCHUSTER – 1982: Atij iu desh që të tërhiqej nga Botërori i Spanjës në 1982 me Gjermaninë, si pasojë e një dëmtimi

 

ROMARIO – 1998: Një problem muskulor pak javë para nisjes së Botërorit detyroi sulmuesin që ta ndiqte kompeticionin nga shtëpia.

 

SANTIAGO CAÑIZARES – 2002: Spanjollët e kujtojnë mungesën e tij në Botërorin e Koresë së Jugut dhe Japonisë. Ai pësoi një dëmtim në shtëpi nga një shishe kolonje dhe kjo i kushtoi mospjesëmarrjen në botëror.

 

ROBERT PIRES – 2002: Sulmuesi i talentuar francez humbi botërorin pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju

 

ROBERTO BAGGIO – 2002: Edhe pse vetë futbollisti tha se ai po rikuperohej, trajneri Trapattoni e la jashtë botërorit për shkak të një dëmtimi të pësuar disa javë më parë eventit

 

DJIBRIL CISSÉ 2006: Fraktura e pësuar në kërci në një miqësore pak ditë para botërorit në Gjermani e la jashtë Francës.

 

MICHAEL BALLACK – 2010: Lideri i Gjermanisë këputi ligamentet në kavilje në një ndeshje me Chelsea-n dhe i tha lamtumirë botërorit në Afrikën e Jugut.

 

DAVID BECKHAM – 2010: Kapiteni i Anglisë theu thembrën e Akilit pak muaj përpara botërorit

 

RADAMEL FALCAO 2014: Sulmuesi kolumbian pësoi thyerje në gju dhe edhe pse ai arriti që të rikuperohej, nuk ia doli në kohë për botërorin e Brazilit

 

MARCO REUS – 2014: Për shkak të dëmtimeve të shumta para botërorit, gjermani nuk mundi të ngrinte trofeun me shokët e tij

 

THIAGO ALCÁNTARA – 2014: Mesfushori spanjoll shikohej si një nga liderët e Spanjës gjatë periudhës së tranzicionit, por problemet në gju e lanë jashtë eventit të Brazilit./EDS/

Related posts

CHAMPIONS/ Dortmund fiton me përmbysje. Lazio kualifikohet me vuajtje

Delo.autor

LEICESTER-MANCHESTER CITY/ Youri Tielemans ndëshkon “Topçinjtë”, ja goli fantastik (VIDEO)

Delo.autor

MILANI ZBARKON NË FRANCË/ Kuqezinjtë nisin takimet për dy lojtarë

F.autor

Leave a Comment