Futboll Kategoria Superiore Sport

“KUKËSI SI NDESHJE DERBI, JEMI EKIP PËT…”/ Flet Egbo: Skuadra është gati, formacionin ma bëjnë…

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, e bën të qartë. Tirana është skuadra për t’u mundur. Numri një i bardhebluve ka folur përpara mediave për ndeshjen e parë të kampionatit sot, atë ndaj Kukësit. Tekniku bardheblu e ka cilësuar si një ndeshje shumë të rëndësishme, teksa shprehet se përballja mes këtyre dy skuadrave mund të quhet edhe si derbi i kampionatit shqiptar.

Si është Tirana në këtë përballje të madhe me Kukësin në ndeshjen hapëse të kampionatit?

Është një ndeshje e rëndësishme. Por çdo ndeshjeje në këtë kampionat është e rëndësishme. Nuk ka asnjë përballje të lehtë apo ekip të madh e të vogël. Mendoj se të gjithë ekipet janë njëlloj, sidomos në nisjen e kampionatit, kur nuk dihet se në çfarë gjendje janë ekipet. Ne po shohim se në çfarë gjendje jemi aktualisht.

Duket si një derb i dytë për ju?

Po luajmë si kampionë në fuqi kundër vendit të dytë. Mendoj se TiranaKukësi mund të jetë një tjetër derbi i kampionatit shqiptar.

Sa ndikojnë mungesat e Tiranës që në këtë ndeshje janë të shumta?

Normalisht që janë mungesa, që do t’i ndiejmë shumë, por kam besim se lojtarët që do jenë në fushë do të bëjmë maksimumin.

Ju folët për derbin. Sezonin e shkuar Kukësi ju mundi tre herë, por fituat titullin. Ndikon ky fakt?

Po flasim për kampionatin 2020-2021, nuk dua të kthehem mbrapa në të kaluarën. Atë nuk e llogaris sepse ndeshja që kemi përpara është e rëndësishme. Në fund e rëndësishme është se kush e ka fituar kampionatin, jo kush ka fituar në përballjet direkte. Kampionatet kanë treguar edhe në vende të tjera se ekipet e vogla në letër janë ekipe më të vështira. Këtë e bëmë ne, kundërshtari nuk e bëri dhe fituam kampionatin. Prandaj them se çdo ndeshje është njësoj për ne dhe do të marrim një nga një.

Do të shohim një skuadër më mbrojtëse, pasi nuk e njihni kundërshtarin apo Tirana do të bëjë lojën e saj?

Të gjitha ekipet dhe ne nuk e dimë formacionin tonë dhe të atyre. Ndoshta ata mund të na kuptojnë më shumë neve. Kur të zhvillohen dy-tre ndeshjet e para do të kuptojmë formacionet, lojtarët dhe sistemet e lojës.

A është gati Tirana për kampionatin dhe mund të dalë kampione e Shqipërisë sërish?

Deri diku skuadra është gati fizikisht, por kampionati tregon qartë se ku jemi. Futet emocioni dhe gjërat e tjera dhe pas dy-tre ndeshjeve do shikohet se ku janë ekipet.

Dënimet e Bathës e Torasës janë një shenjë presioni ndaj Tiranës që në nisje të sezonit? Çfarë presioni?

Sapo ka filluar kampionati. Nuk e di ku e shikoni, nuk e kuptoj. Për ne, të qenit kampion. Nuk është presion negativ. Është presion i duhur për ne dhe e mban lojtarin në ton dhe përgjegjësi. Siç e thashë, ne jemi kampionë në fuqi dhe jemi ekipi për t’u mundur. Këtë e dimë vetë dhe presim ta mësojnë edhe lojtarët e rinj. Shpresojmë të ambientohen sa më shpejt.

Ndikon fakti që luhet në Korçë dhe dy skuadrat do të jenë shumë larg kryeqytetit?

Përderisa nuk ka tifozë në stadium nuk ndikon. Jemi në Korçë, edhe Kukësi luan jasht. Shumë klube nuk i kanë fushat sepse është koha për të mbjellë barin dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.

Keni vendosur për 11- shen titullarë, duke ditur që keni një skuadër me mungesa?

Nuk e vendos unë 11- shen e parë. E vendosin lojtarët që e vendosin nëse janë gati dhe kanë uri për të fituar. Lojtarët që janë mirë fizikisht dhe ata që janë gati mendërisht dhe psikologjikisht do të jenë në fushë.

Related posts

JUVENTUS-BARCELONA/ Një lajm i mirë për Pirlo-n, Koeman i befason të gjithë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E duan klubet më të mirë në botë/ Lazio vendos për të ardhmen e Milinkoviç-Saviç

Isa.Autor

EURO 2023/ 9 lojtarë nga kampionati shqiptar, Bushi zbardh listën e Shpresave për ndeshjen ndaj Çekisë

Delo.autor

Leave a Comment