Futboll

3 muaj nga Botërori, Kahn: Situata e Neuer është e pasigurtë…

Ish-portieri i Gjermanisë, Oliver Kahn, ka paralajmëruar se e sheh Manuel Neuer, portierin e Bayern Munich, aktualisht të dëmtuar, të pasigurtë për situatën, vetëm tre muajt para Botërorit të Rusisë, ku “Mannschaft” do të tentojë të mbrojë titullin. “Bayern Munich nuk ka pse ngutet me të, por në një moment, trajneri mund ta ketë në konsideratë, sidomos kur arrin faza finale e Champions-it, – tha Kahn në një intervistë me kanalin gjerman “Sport1” . – Për momentin, kjo është një situatë e pasigurtë dhe në një moment, do të jetë e vështirë edhe për trajnerin Low”.

Neuer ka qenë portieri i padiskutueshëm i Bayern Munich dhe Gjermanisë për vite të tëra, por nuk ka luajtur që nga shtatori 2017 për shkak të këmbës së thyer. Për momentin është duke u trajnuar ende në nivel individual dhe nuk është e qartë se kur do të kthehet në stërvitje me ekipin bavarez, apo kur do të kthehet në fushë. Portieri, 31 vjeç, udhëtoi për në Dyseldorf, ku Gjermania do të përballet me Spanjën në një miqësore, të premten, mori pjesë edhe në takimin e parë të ekipit, por u kthye në Mynih të mërkurën.

Më 23 maj, kampioni i botës do të fillojë të përqendrohet dhe, sipas Kahn, “Neuer ka nevojë për disa kohë për të ecur përpara. Për këtë, duhet të luajë ndonjë ndeshje në Bundesliga”. Portieri gjerman konsiderohet si një nga më të mirët në botë në rolin e tij, siç është demonstruar para Kupës së Botës në Brazil, në vitin 2014, ku ai edhe u lëndua në fillim, por tregoi se nuk ka nevojë për shumë orë të luajturi, pasi mund të garojë shumë shpejtë edhe në nivel të lartë. “Megjithatë, këtë herë është pak më ndryshe”, – shtoi Kahn.

Related posts

Forlan I SIGURTË: JUVENTUSI është skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve

Isa.Autor

Juventus – Milan/ Cutrone: Dua t’i shënoj Gianluigi Buffonit

Sadik.Autor

APELIMI NË GJYKATËN E BRUKSELIT/ KAS shuan shpresat e Skënderbeut (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment