Futboll Seria A

3810’, askush s’i afrohet Strakoshës në Itali

Thomas Strakosha është lojtari që ka luajtur më shumë në kategorinë kryesore të futbollit italian, i pari në Serinë A bashkë me Alisson dhe asnjë tjetër: 2610 në fushë dhe asnjë minutë e humbur në këto 29 ndeshje.

Por portieri verdhekuq ka pushuar të paktën në Kupën e Italisë dhe ka një diferencë prej pothuajse 500’ me portierin kuqezi, i cili nuk ka munguar në asnjë takim të kupës. Inzaghi e ka kursyer vetëm dy herë në Europa League pasi skuadra kishte siguruar kualifikimin.

Ai ka luajtur 42 ndeshje në total, 3810’ në portë dhe tani e pret një fazë finale e sezonit ku duhet të bëjë akoma më shumë.

Ndërkohë, Lazio lutet që të mos ndodhë gjë, edhe pse klubi ka fituar të paktën 12 pikë falë tij. Kështu, Strakoshës i duhen bërë komplimentet për rritjen që ka bërë dhe për vazhdimësinë. Edhe mbrëmjen e djeshme ka qenë më i miri në fushë në humbjen 1-0 të pësuar nga Shqipëria në miqësoren me Norvegjinë. Një humbje që do të kishte qenë më e thellë pa pritjet shpëtimtare të Thomasit.

Related posts

“AI ISHTE MË I MIRI NË BOTË”/ Mourinho thur elozhe: Eto’o duhet ta fitonte…

Delo.autor

Nga Brazili konfirmojnë: Malcom te Inter për 40 milion euro

Sadik.Autor

MILAN MBETET JASHTË CHAMPIONSIT/ Kapiteni i “Kuqezinjve” gjen arsyen: Duhet të ishim më të fortë në…

Delo.autor

Leave a Comment