Futboll Premier League Sport

LARGOHET NGA MANCHESTER CITY/ Mbrojtësi Mangala rikthehet në La Liga tek…

Eliakuim Mangala tashmë është një lojtar i Valencias, pasi ka vendosur të largohet nga Mançester Siti.

Për 28-vjeçarin bëhet fjalë për një rikthim tek Valencia, ku luajti i huazuar gjatë sezonit 2016-2017. Në 2 vitet e fundit mbrojtësi ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje në total, dhe kjo ka bërë që ai të vendosë të largohet nga Premier Liga.

Mangala u transferua te Siti në vitin 2014, nga portugezët e Portos, dhe në sezonin e parë me anglezët ishte një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Francezi shpreson që në aventurën e re të gjejë formën e tij më të mirë, dhe të ndihmojë skuadrën të arrijë objektivat që kanë.

Related posts

“PRESIDENTI TAKAJ MË DHA GARANCI”/ Mbrojtësi Meksi: Prisni një Skënderbe me synime madhore

Delo.autor

CHAMPIONS I RI/ Sonte 6 ndeshjet e fundit të xhiros së parë, spikat Atalanta e Gjimshitit kundër Arsenal! Në fushë edhe Barcelona

F.autor

SONTE KROACI-SPANJË/ Për një vend në çerekfinalen e Euro 2020

Delo.autor

Leave a Comment