Futboll

Adrien Silva: Falë Zotit nuk përfundova me Mourinho-n

Ylli i Leicester, Adrien Silva, është shprehur i kënaqur për dështimin e transferimit të tij te Chelsea në 2005-ën, kur ai ishte një futbollist i ri i Sporting-ut.

“Falë Zotit, – ka thënë ai për “The Guardian”, – që Mourinho donte të fitonte menjëherë dhe nuk kishte kohë të priste për lojtarët e rinj që të rriteshin. Ka qenë një moment shumë i çuditshëm dhe unë isha shumë i ri”.

“Mourinho erdhi dhe më takoi dhe nuk e dinim përse. Por kur një klub do diçka bën gjithçka për ta arritur. Ai erdhi të më shihte në Portugali dhe më pas shkuar te Chelsea për të parë qendrën stërvitore. Ishte një mundësi e rëndësishme për Sporting, por që nuk u realizuar”.

Më shumë se dhjetë vite më pas, Silva është transferuar në Angli, por nuk është lejuar të luajë me Leicester deri në janarin e këtij vit për shkak se kishin kaluar 14 sekonda nga afati i fundit i merkatos.

“Nuk mendoj se ka qenë e drejtë”, ka thënë Silva. “Unë nuk bëra asnjë gabim. Nuk do ta kuptoj kurrë atë vendim të FIFA-s, edhe pasi Leicester bëri gjithçka ishte e mundur për ta ndryshuar. Do ta kuptoja po të bëhej fjalë për orë, por u fol për sekonda. Mendoj se ka qenë një vendim i gabuar”.

Related posts

NIS VRULLSHËM ME PËRFORCIMET/ Bylis arrin marrëveshjen me ish-lojtarin e Tiranës…

Delo.autor

U transferua me bujë në Itali/ Lojtari e thotë hapur: Nuk e dua më INTERIN

Isa.Autor

KËRKOHET ME NGULM NGA INTER/ Ylli i Premier League: Milano më pëlqen…

Delo.autor

Leave a Comment