Futboll

Marco Fassone: Derbi? Është faji i Inter, kërkojmë falje

Administratori i deleguar i Milan, Marco Fassone, ka folur për “Milan TV” në përfundim të ndeshjes së fituar 3-1 nga kuqezinjtë kundër Chievo-s në kampionat. Një sukses ky që e mban skuadrën në garë për vendin e katërt.

“Jemi shumë të kënaqur. Po të mos kishim fituar sot, ekipi do të kishte pësuar një goditje në aspektin psikologjik, por fatmirësisht kemi ruajtur ritmin e skuadrave që kemi përpara”, ka thënë drejtuesi kuqezi.

“Derbi me Inter-in? Na vjen keq për datën e derbit, kemi provuar gjithçka. I kemi propozuar zikaltërve dy data të ndryshme, por është zgjedhur e mërkura, një ditë e vështirë. Të enjten, për ndeshjen kundër Arsenal, kanë qenë më shumë se 70 mijë tifozë, por Inter është mbështetur te rregullorja dhe nuk mund të bënim dot asgjë. Kërkojmë falje”.

Related posts

MINUTË PAS MINUTE/ Kroacia dhe Danimarka do ta diskutojnë kualifikimin përmes penalltive

Isa.Autor

YLLI ITALIAN MAGJEPS TRAJNERIN E PSG-SË/ Pochettino-n: Nuk është një surprizë, ka një potencial të madh

Delo.autor

JUVENTUSI TENTON GODITJEN E MADHE NË JANAR/ Bardhezinjtë gati të afrojnë zëvendësuesin e Aleks Sandros

F.autor

Leave a Comment