Futboll

Agjenti: Martinez do t’i bashkohet Interit

Agjenti i Lautaro Martinezit e ka konfirmuar se sulmuesi i Racing Club do t’i bashkohet Interit dhe se “Zikaltrit” kurrë s’do të pajtohet që ai të qëndrojë në Argjentinë deri në dhjetor.
Sulmuesi argjentinas është lidhur shumë ngushtë me Interin, por së pari dëshiron ta fitojë Copa Libertadores e cila nuk mbaron deri në nëntor, transmeton Express.

“Martinez do të shkojë në Interi për 24 milionë euro”, ka thënë agjenti i tij, Rolando Zarate për TyC Sports.

“Gjithmonë kam folur me ‘Zikaltrit’ që ai t’iu bashkohet atyre në qershor. Ata kurrë nuk do të pajtohen ta lënë atë në Argjentinë deri në dhjetor”, ka shtuar ai.

Related posts

MERR FUND PRITJA/ Ja kur Messi pritet të zbulojë gjithçka për Barcelonën dhe për ekipin e ri…

Delo.autor

DEL KUNDËR KOMEPETICIONIT NATIONS LEAGUE/ Klopp flet hapur: Po i “vrasim” lojtarët…

Delo.autor

Empoli rikthehet në Serie A!

Sadik.Autor

Leave a Comment