Futboll Sport

Në Korçë duan edhe Këpucën e Artë, Skenderbeu luan për Sowe

Me titullin kampion të arkivuar tashmë vëmendja e Skënderbeut shkon tek një mbyllje sa më dinjitoze e kampionatit por mbi të gjitha triumfi në Kupën e Shqipërisë, çka do ti jepte mundësinë formacionit të Ilir Dajës të hyjë në historinë e klubit me dy trofetë sezonalë. Megjithatë ka një arsye për korçarët që të japin maksimumin në këto 3 javë të mbetura, ai është Ali Sowe. Sulmuesi nga Gambia është në garë të plotë me shkodranin Sindrit Guri, pasi të dy janë ndalur përkohësisht në kuotën e 19 golave.

Në vitin më të vështirë për Skënderbeun, jo atij të fushës, një tjetër trofe qoftë ky edhe individual është i dëshiruar. Vetë presidenti Ardian Takaj e ka deklaruar shpeshherë se këtë vit dëshiron të fitojë gjithçka dhe Këpuca e Artë mbetet një objektiv. Ndaj Teutës, Luftëtarit dhe Vllaznisë detyra është që të krijohen sa më shumë mundësi shënimi për 24-vjeçarin.

Kjo nuk bëhet thjesht për ti dhënë kënaqësi personale futbollistit apo edhe klubit që të ketë në sezonin më të mirë dhe kryegolashënuesin e kampionatit, por për ta bindur atë që të vijojë më tej me kampionët. Ashtu siç pranoi vetë Sowe pas ndeshjes me Lushnjën, huazimi i tij përfundon me mbylljen e edicionit, ndërsa dëshira e trajnerit Daja dhe drejtuesve të klubit është që bashkëpunimi të vijojë më tej. Finishi i sezonit për Skënderbeun është impenjimi për t’i dhënë mundësinë e triumfit të Këpucës së Artë Ali Sowe.

Related posts

E FUNDIT/ Tirana njofton tifozët, dalin në shitje biletat për derbin e kryeqytetit. Ja çmimet…

Delo.autor

RRËFEN PRAPASKENAT PAS ZGJEDHJES/ Duka: Kandidova që Shqipëria të jetë në këto nivele, në ndryshim…

Delo.autor

Martohet futbollisti italian, klubi i dhuron kontratë të… (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment