Futboll

Tottenham, Pochettino: “Dele Alli më i miri për moshën e tij”

Kylian Mbappé? Ousmane Dembélé? Sergej Milinkovic-Savic ? Marcus Rashford ? Asnjë prej tyre, për Mauricio Pochettino-n është Dele Alli më i miri ndër lojtarët me moshë të re më premtues në botën e futbollit.

Përballë gazetarëve, ish-lojtari i PSG-së nuk ka hezituar të shfaqë opinionin e tij: “Kur krahasohen Dele Alli, 21 vjeçar, me të gjithë lojtarët e tjerë në të gjithë botën dhe jo vetëm në Europë, mendoj se ai është më i miri. Me moshën që ka, me formën, me pasimet vendimtare dhe me gjithçka tjetër, nuk e kuptoj pse është gjithë ky zell i madh për ta kritikuar. Më thoni nëse ka një lojtar 21 vjeçar më të mirë se ai, dhe nëse bën të gjitha ato që ai bën? Ndoshta nuk jam objektiv, sepse ai është lojtari im, por për mua është i jashtëzakonshëm”.

Në 41 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, Dele Alli ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 16 pasime vendimtare. Ai numëron 22 prezenca me përfaqësuesen e Anglisë.

Related posts

E pabesueshme/ Interi shënon dy gola pë 3 minuta dhe kalon në epërsi ndaj Lazios (VIDEO)

Sadik.Autor

REZULTOI POZITIV ME KORONAVIRUS/ “The Sun” zbulon se si mund të jetë infektuar Salah me COVID-19

Delo.autor

INTERI ZBARKON NË SPANJË/ Skuadra madrilene kërkon me ngulm shërbimet e yllit zikaltër

F.autor

Leave a Comment