Futboll Shqipëri Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Lokomotiva e Zagrebit prezanton shqiptarin e radhës

Ish-mbrojtësi i Kukësit, Edis Maliqi, kishte arritur akordin me klubin e Lokomotivës së Zagebit.

24-vjeçari u prezantua sot zyrtarisht edhe nga faqja zyrtare e  skuadrës kroate, duke bërë që “kolonia” shqiptare te Lokomotiva të rritet. Pas Sherif Kallakut dhe Françesko Tahirajt, Maliqi bëhet futbollisti i tretë për këtë sezon që firmos me këtë klub.

Mbrojtësi i krahut të djathtë spikati për dy sezone me Kukësin në Superiore dhe u largua si lojtar i lirë me mbylljen e ndeshjeve të kupave të Europës. Kujtojmë që te Lokomotiva aktivizohen gjithashtu edhe 3 futbollistë të tjerë shqiptarë, si Tuci, Çokaj dhe Mersinaj. Pra në total, numri i shqiptarëve te ekipi i parë i Lokomotivës së Zagrebit ka shkuar në gjashtë.

Related posts

“RREZIKOHET MBYLLJA E SERIE A”/ Në Itali ngrihet alarmi për të ardhmen e kampionatit

Delo.autor

MESFUSHORI ITALIAN/ Thiago Motta nis karrierën si trajner i Paris SG, do të stërvisë…

Isa.Autor

MORI NR.7/ Mariano dhuron spektakël, dhe tregon se është më i mirë se RONALDO (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment