Futboll

Alexis Sanchez thyen heshtjen: Prisja më mirë…

Alexis Sanchez ka pranuar se printe diçka më të mirë pasi iu bashkua Manchester United.

Sulmuesi kaloi nga Arsenal në Old Trafford gjatë janarit, por ka dështuar në ndeshjet e para në klubin e ri.

Ai ka shënuar vetëm një gol në 10 ndeshje që kur iu bashkua Djajve. Forma e tij e keqe bëri që ai të ulej në stol në ndeshjen e fundit të United ndaj Brighton në FA Cup.

Duke folur nga qendra stërvitore e Kilit në Suedi, 29-vjeçari shprehet: “Kërkoj shumë nga vetja dhe prisja të ishte më mirë.

“Pas mbërritjes tek United, ishte e vështirë të ndryshoje gjithçka aq shpejtë. Madje kam hezituar të grumbullohem me kombëtaren.

“Kërkova leje të qëndroja pushim, por më pas mendova se do të ishte më mirë dhe fola me Claudio Bravon duke i thënë se duhet të qëndrojmë të bashkuar.

 Alexis Sanchez was dropped to the bench for Manchester United's FA Cup game against Brighton

“Ndërrimi i klubit ishte diçka shumë e papritur – ishte hera e parë që ka ndërruar klub në janar – por shumë gjëra të vështira kanë ndodhur në jetën time.”

Ylli kilian paguhet 600,000 euro në javë tek United por nuk ka arritur të bëjë një impakt në Old Trafford.

Related posts

BAYERN MUNICH-BARCELONA/ Allianz Arena, stadium që sjell mallkim për “Katalanasit”

Delo.autor

“TRADHËTOHET” LEGJENDA ARGJENTINASE/ Maradona BIE në hapin e fundit

Isa.Autor

“DUA TË JEM NË KATAR”/ Eriksen do Botërorin, një kandidat surprizë hyn në garë për mesfushorin

Delo.autor

Leave a Comment