Futboll

Allan zgjat kontratën me Napolin deri në vitin 2023

Për të qëndruar në nivelet më të larta përveçse të blesh lojtarë cilësorë duhet të bësh gjithçka për të mbajtur në skuadër më të mirët.

Këtë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e di shumë mirë. Kreu i klubit napolitan njoftoi se ka zgjatur marrëveshjen me një nga protagonistët kryesore të ekipit të Sarrit. Bëhet fjalë për Allan, njeriun kyç të mesfushës së Napolit. Mesfushori brazilian do të jetë i lidhur me të kaltrit deri në vitin 2023.

Presidenti De Laurentiis në një postim në Twitter falënderoi Andrea Chiavellin dhe Cristiano Giuntolin që bashkëpunuan gjatë muajve të fundit për të zgjatur kontratën me Allan.

Related posts

SHERRI I TRAJENRIT LERDA TEK PARTIZANI/ Ja çfarë nuk shkon dhe ku ka të drejtë tekniku italian

Delo.autor

URON “PLESHTIN” PËR REKORDIN E BARAZUAR ME TË/ Legjenda Pele: Histori si e jona do të jenë gjithnjë e më të rralla

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Fabio Paratici i gatshëm për transferimin e dy super yjeve (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment