Futboll

Historia e Max Londsdale, si bindi Sir Alex Ferguson me një DVD

Historia e Max Londsdale meriton të tregohet. Kur ishte i vogël u transferua me familjen e tij në Malaga, por kur kishte mbushur 13 vjeç nisi të luajë në Angli, ku arri të fitojë një bursë studimi te të rinjtë e Maçlesfield. Aty arriti të bëhej futbollisti më i mirë i skuadrës dhe të tërheqë vëmendjen e Manchester United. Duke ditur që “Djajt e Kuq” po e ndiqnin, Londsdale përgatiti një DVD me aksionet e tij më të mira, ja dërgoi shumë skuadrave, por askush nuk i ktheu përgjigje. Kur po përgatitej që ta dërgonte te selia e Manchester kuptoi se duke jetuar në Alderley Edge, ishte vetëm dy minuta larg rezidencës së Alex Ferguson. Ishte viti 2011 dhe nuk kishte asgjë për të humbur. Londsdale nuk njoftoi as menaxherin e tij për këtë ide të gjetur.

Një mëngjes, me DVD në dorë, trokiti te porta, por askush nuk e hapi, njëlloj si një ditë më vonë. Një të premte pasdite, arriti të hapej dera. Ishte bashkëshortja e Sir Alex ajo që hapi portën. Ai pyeti nëse trajneri ishte në shtëpi, ndërkohë që gruaja e Ferguson u çudit fillimisht, por më pas kuptoi për qëllimet e mira të futbollistit. I tha se bashkëshorti i saj kishte vajtur të luajë golf, i dha numrin dhe i kërkoi ta telefononte në orën 17:00. Max u kthye në shtëpi i lumtur dhe i trembur, duke ditur që në fund do të fliste me atë.

Rezultate imazhesh për sir alex ferguson londsdale

E bëri ditën tjetër, në një telefonatë. “Si e gjete numrin tim?”, e pyeti Sir Alex Ferguson. Pas disa sekondash pa fjalë arriti t’i tregojë historinë e tij dhe Ferguson i kërkoi që të shkonte te shtëpia e tij. Kur shkoi te Ferguson, Londsdale i tha pa lojra fjalësh: “Dua të luaj me Manchester United”. Pasi verifikoi se nuk bëhej fjalë për njëq shaka, Ferguson shpërtheu së qeshuri dhe e ftoi të hynte brenda, i mahnitur nga mënyra se si i riu kishte ndërmarrë një iniciativë të paprecendentë në kërkim të ëndrrës së tij.

Max Londsdale kujton se si biseda zgjati çerek ore dhe në fund arriti t’i “rrëmbejë” premtimin se do ta shihte DVD. Në fund Warren Joyce, anëtar i stafit teknik i United e thërriti dhe i tha: “Na pëlqen si luan, eja këtu që të të fusim në një testim”. Më vonë, pas një muaji provë, Londsdale nuk arriti të bindë Ferguson. Tani në moshëna 25-vjeçar anni, ai merret me marketing dhe rrjetet sociale dhe është drejtor i operacioneve në një agjenci sociale në Wilmslow, shumë pranë shtëpisë së Alex Ferguson.

Related posts

I KUNDËRPËRGJIGJET ME “THUMB” NEDVED/ Materaci: Fëmijët e mi panë babin e tyre të fitonte Champions-in dhe…

Delo.autor

PAMJE TË RËNDA në Gjermani, futbollisti i KAFSHON hundën kundërshtarit

Isa.Autor

ZYRTARE/ Nuk u paraqit si pasojë e Covid-19, ekipi i Emanuele Ndoj eliminohet zyrtarisht nga…

Delo.autor

Leave a Comment