Bundesliga Futboll Sport

Pas Batshuayi, një tjetër lojtari i Chelsea shkon drejt Dortmundit…

Chelsea mund të largojë Tiemoue Bakayoko, të cilin e bleu për 60 milionë euro gjatë merkatos së verës së kaluar, teksa Borussia Dortmund është interesuar për shërbimet e francezit.

“The Sun” ka shkruar se gjermanët e kanë konsideruar shumë të lartë çmimin e francezit dhe kanë kërkuarën huazimin e tij me të drejtë blerje përfundimtare në fund të sezonit. Sipas “Sport 1”, Antonio Conte është dakord me këtë ide dhe lojtari mund të luajë në “Westfalenstadion”, sezonin e ardhshëm.

Që kur u ble nga Monaco, Bakayoko ka luajtur shumë pak te Chelsea dhe ka humbur vendin te kombëtarja franceze që do të luajë në Kupën e Botës. Ai mund të bëhet një tjetër rast si belgu Batshuayi, që vuajti te Chelsea, por shkëlqeu kur u huazua në Dortmund.

Related posts

SHKËLQEU NË LA LIGA/ Ish-sulmuesi malazez ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

F.autor

COVID-19 BËN KËRDINË NË DERBI/ Milanit i del një tjetër lojtar pozitiv dhe nxjerr zbuluar…

Delo.autor

CHELSEA-ARSENAL/ Lojtari i “Topçinjve” kërkon penallti, ja vendimi që merr arbitri (

Delo.autor

Leave a Comment