Boks

Alvarez rrezikon 1 vit pezullim prej dopingut nga Komisioni i Sportit

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez rrezikon një vit pezullim nga aktiviteti për shkak të skandalit doping. Aktualisht ai është pezulluar deri më datën 10 prill në pritje të një vendimi zyrtar që do të marrë Komisioni i Sportit në Nevada, duke vënë në dilemë edhe duelin e 5 majit ndaj Gennady Golovkin.

Gjasat janë që meksikani të cilësohet “fajtor për sjellje jo të hijshme dhe përdorim të substancave të ndaluara para duelit”.

Nëse kjo gjë ndodh, atëherë Alvarez nuk do të ngjitet në ring më 5 maj dhe kazaku Gennady Golovkin i duhet të gjejë një rival tjetër. “Unë jam gati për 5 majin, jam gati të dueloj ndaj kujtdo rivali”, tha Golovkin, që mban titujt kampionë bote në peshën e mesme.

Sfida e parë mes Golovkin dhe Alvarez, zhvilluar në shtator të vitit të kaluar, u mbyll në barazim dhe dy boksierët ranë dakord për të zhvilluar revanshin.

Por Alvarez u shpreh se pret një vendim pozitiv nga Komisioni, para të cilit pritet të dalë ditët në vijim për të dëshmuar, ndërkohë që disa herë ka deklaruar se dopingu ka ardhur prej mishit të infektuar. Meksikani vijon të stërvitet, pasi shpreson të duelojë më 5 maj dhe synon të jetë gati për këtë sfidë, ku synon titujt kampionë bote.

Related posts

E FRIKSHME/ Florian Marku pëson DËMTIM HORROR në krah, shtyhet ndeshja ndaj rusit

Isa.Autor

Rrëfehet Tyson Fury/ Kisha presion dhe isha nervoz para duelit me SHQIPTARIN

Sadik.Autor

“WBC” MERR VENDIMIN/ Ja ndaj kujt do të mbrojë titullin Deontay Wilder

Delo.autor

Leave a Comment