Boks Sport

Trajneri i ​Ferit Ketës: Nuk do t’i TURPËROJMË SHQIPTARËT kundër boksierit turk

Dueli mes Ferit Ketës dhe Fatih Mehmet Karakus po troket. Provokimet e shumta të luftëtarit turk gjetën përgjigjen e djaloshit nga Bulqiza, i cili pranoi të përballej sërish me kundërshtarin e tij dhe në disiplinën që ky i fundit dëshironte, në Kickboks.

Përgatitjet e 29-vjeçarit kanë vijuar me ritme të larta në Mynih të Gjermanisë nën monitorimin e trajnerit të tij Ismail Ketës. Ish-kampioni i botës në thaibox zbulon edhe arsyet se përse vendosi të pranonte sfidën që Karakus i parashtroi Feritit.

Ferit Keta u përball në fillim të shtatorit me rivalin turk, por në sportin e boksit, ku dominimi i shqiptarit ishte evident, tashmë do të ketë një tjetër duel, në “mejdanin” ku luftëtari nga Kirikale ndihet më i forte, duke qenë se ka mbajtur dy tituj kampion bote, ndërkohë që bulqizaku zotëron titullin e kampionit të Europës në Kickboks.

Me 8 dhjetor në Mynih ky duel do të jetë “main event” i “Keta Fight’s Gala” dhe pritet të jetë një përballje vërtet e zjarrtë, sepse të dy luftëtarët zotërojnë aftësi të veçanta, gjithsesi, Ferit Keta nuk ka zhgënjyer asnjëherë dhe temperamenti i tij akullt, që kamuflon zjarrin me të cilin ai i afrohet çdo sfide, do të bëjë diferencën edhe në këtë supersfidë.

Related posts

Skenarë të çmendur/ Gjermania rrezikon edhe po mundi Korenë. Ja të gjitha opsionet e grupit F

Isa.Autor

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Bie drastikisht vlera e kartonit të Dybalas, ja çmimi befasues

Delo.autor

DËSHTIMI I GJERMANISË NË “EURO 2020″/ Mesfushori Muller: Ai momenti kur gjithçka është në dorën tënde…

Delo.autor

Leave a Comment