Futboll

Ancelotti flet për mundësinë e drejtimit të Italisë dhe rikthimin e Buffon

“Është ende herët për të marrë vendime përfundimtare. Unë e di shumë mirë dhe mendoj se Costacurta e ka të nevojshme për të pritur e vendosur për kombëtaren”. Carlo Ancelotti merr pjesë me një intervistë në “Radio Anch’io”, ku foli për një thirrje të mundshme nga ekipi kombëtar.

Gjithashtu, ai flet për Ligën e Kampionëve, VAR… “Është e drejtë që ekipi kombëtar ka marrë kohë për të ckatuar trajnerin e ri, madje edhe për të vlerësuar punën që Di Biagio mund të bëjë. Ideja ime do të jetë për të trajnuar çdo ditë. Pastaj, ka edhe një problem tjetër “teknik”: jam zyrtarisht ende në kontratë me Bayern Munich, ndaj si trajner nuk mund të kontaktohem tani.

Rikthimi i Buffon në kombëtare? Unë e njoh mirë atë dhe do të isha më shumë i befasuar nëse do të ndalej, – thotë Ancelotti. – Jam i bindur se mund të vazhdojë përsëri, kam dëgjuar se ka thënë se ende duket shumë i motivuar. Milani? Ka një tjetërsim për mirë në Seria A, por dështoi në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Europës, kundër Arsenalit.

Megjithatë, unë mendoj se asgjë nuk është e pamundur. Kuptohet, me një disavantazh 2-0 në shtëpi, do të jetë shumë e vështirë për Milanin, që të ecë përpara. Arsenali duket se po shërohet, por në futboll gjithçka është e mundur. Champions-i është një kampionat i dytë, ndaj shpresoj që Milani të jetë pjesë e këtij kompeticioni sezonin e ardhshëm. Mendoj se Gattuso ka krijuar një melodi të mirë me lojtarët. I ka dhënë motivimin skuadrës në mënyrë të qartë”.

Trajneri i njohur italian ka mendimin e tij edhe në lidhje me VAR dhe garën e titullit në Seria A: “VAR është diçka e nevojshme dhe, në qoftë se dikush kishte ende dyshime, kjo është normale, sepse është një gjë e re. Teknologjia është një ndihmë e madhe për të gjithë sistemin dhe, gjithashtu, shmang polemikat. Nuk më duket se koha e vlerësimit të gjyqtarëve është aq e gjatë.

Gara për titull në Itali? Juventusi ka bërë një hap të rëndësishëm, në një kohë vendimtare. Unë nuk e di nëse kjo mund të jetë përcaktuese, por duhet parë si përfundon ndeshja e prapambetur me Atalantën. Futbolli ka përherë të papritura, por Juve në Torino mund të fitojë gjithmonë. Napoli? Është e qartë se ekipi i Sarrit ka një identitet të qartë dhe të saktë. Personalisht e pëlqej shumë”.

Related posts

GJIMSHITI BËN 100 NDESHJE NË SERINË A/ Por shikoni kush është rekordmeni shqiptar

Delo.autor

RRËFEN HISTORINË E TIJ SI FUTBOLLIST/ Robinho zbulon sulmuesin perfekt dhe prapaskenat e karrierës së tij

Delo.autor

DALIN FORMACIONET ZYRTARE/ Lazio – Marseille, 3 shqiptarë luajë si titullarë

Isa.Autor

Leave a Comment