Futboll

Ancelotti i thotë “jo” Italisë: Dua të punoj në Premier League!

Carlo Ancelotti ka deklaruar se ai është në pritje për një vend pune në Premier League, pavarësisht se emri i tij është lakuar për një emërim si trajneri i ardhshëm i kombëtares së Italisë, post që vazhdon të jetë vakant.

Trajneri nga Italia është i papunë që nga muaji shtator kur u shkarkua nga Bayern Munich dhe ka si synim të punojë në Angli, atje ku më parë ka qenë trajner i Chelsea. Ky nuk do të jetë një lajm i mirë për Federatën Italiane të Futbollit që e kishte listuar emrin e Ancelotti, krahas Antonio Conte dhe Roberto Mancini, si kandidatët për të marrë vendin e lënë bosh nga Ventura.

Carlo Ancelotti 'waits for a job in the Premier League' as he looks for return to management

Sipas “ItaSportPress”, Ancelotti synon të marrë drejtimin e Chelsea ose Arsenal, pasi Conte dhe Wenger nuk janë të sigurt për vazhdimësinë e punës në klubet londineze. “Italia duhet të ndërtojë një strukturë të re në Federatës dhe menjëherë pas kësaj të marrë vendimin për trajnerin e ri, – tha Ancelotti.

– Nuk e di si mund t’i përgjigjem ftesës së tyre, sepse askush nuk më ka ftuar, por ideja kryesore të kam në kokë është të vazhdoj të punoj si një trajner klubi. Padyshim që uroj të drejtoj një ekip në Champions League, por ky nuk është kusht i domosdoshëm. Dëshira më e madhe është të punoj në Premier League.”

Related posts

Guardiola: “Kam stafin më të mirë në botë, këtë titull nuk do ta harroj deri sa të vdes!”

Sadik.Autor

Vjen përgjigjja për Griezman/ Askush s’është në nivelin e MESSIT e RONALDOS

Isa.Autor

Botërori/ Transformon burgjet e Moskës, ja çfarë i pret huliganët anglez

Sadik.Autor

Leave a Comment