Futboll Seria A Sport

CONTE JEP “OK” PËR SHKËMBIMIN E BUJSHËM/ Inter gjen sulmuesin që i mungonte

Mauro Icardi po mendon të ardhmen larg Interit.

Së fundmi mediat italiane bëjnë me dije që klubi zikaltër është treguar e gatshme ta përfshijë sulmuesin argjentinas në një marrëveshje shkëmbimi me Napolin.

Drejtues të dy klubeve nga Serie A kanë nisur të punojnë për këtë shkëmbim të dy sulmuesve, Icardi – Arkadiusz Milik, lëvizje që do të kënaqte të gjitha palët.

Sipas “La Republica”, drejtori sportiv Beppe Marotta ka marrë edhe miratimin e trajnerit Antonio Conte për të sjellë tek Interi sulmuesin 25-vjeçar polak. Përveç lojtarit, Interi do të arkëtojë edhe një shumë parash (rreth 30 milionë euro), duke qenë se vlera e Icardit është më e lartë.

Ideja për këtë shkëmbim ka lindur pas refuzimit që Dzeko bëri për t’u transferuar tek Interi, duke rinovuar me Roma. Për këtë arsye, Inter hodhi sytë nga Milik, që nuk është i pashitshëm për presidentin De Laurentiis.

Ky i fundit dëshiron të sjellë Icardi te Napoli pa shpenzuar shumë parà, ndaj mund të pranojë që të shesë Milik për të ulur koston “cash” të këtij transferimi.

Related posts

Historia rënqethëse, si i shpëtoi Kristian Panuçi vdekjes në avion

Sadik.Autor

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Bën gjestin e madh, “Fenomeni” i dhuron një apartament luksoz Ben Arfa

Delo.autor

REALI NË ALARM PËR BENZEMA/ Mendi 3 javë jashtë. Ja gjendja e madrilenëve përpara ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment