Futboll

Gjermania bën bilancin: humbësit dhe fituesit e 2 miqësoreve të fundit

Mund të duket e çuditshme por ndërkohë që kemi hyrë në vitin e Botërorit, Gjermania nuk ka regjistruar asnjë fitore: 1-1 ndaj Spanjës dhe 0-1 me Brazilin. Kur kanë mbetur edhe 80 ditë nga starti i finaleve të Rusi 2018, duke se futbollistët gjermanë nuk janë aty ku duhet. Media gjermane ka analizuar dy miqësoret e fundit të “panzerave”, duke nxjerrë humbësit dhe fituesit e këtyre sfidave si edhe gjasat që ka secili prej tyre për të siguruar një vend me kombëtaren në turneun madhor, por edhe në formacion.

                                                                             FITUESIT

Thomas Müller (28 vjeç) – Në vitin e Botërorit, ai vjen gjithmonë në formë të shkëlqyer! Müller luajti mirë ndaj Spanjës, duke shënuar edhe një gol të bukur. Padyshim, që Gjermania do të synojë te talenti i tij në Rusi.

Timo Werner (22 vjeç) – Edhe pse nuk gjeti rrugën e rrjetës ndaj Spanjës, ai konfirmoi formën e tij pozitive së fundmi. Thuajse çdo mbrojtës në botë përballet me vështirë të mëdha kur i duhet të matet me shpejtësinë e gjermanit.

Marvin Plattenhardt (26 vjeç) – Iu dha shansi në ndeshjen ndaj Brazilit dhe bëri një paraqitje të mirë. Löw po planifikon ta marrë me vete në finalet e Botërorit, pasi duket se mbrojtësi i majtë i Hertha Berlin është i vetmi zëvendësues për Hector në atë rol.

Marc-André ter Stegen (25 vjeç) – Ylli i portës së Barcelonës dëshmoi se Jogi mund të ketë besim tek ai. Është e qartë se ai do të jetë portieri i dytë i kombëtares në Rusi. Nëse Neuer nuk ia del të rikuperohet plotësisht në kohë, Joachim Löw mund të mbështetet lehtësisht te portieri i katalanasve.

Julian Draxler (24 vjeç) – Sipas gjasave e ka të sigurt vendin në krahun e majtë të kombëtares. Luajti në të dyja miqësoret dhe ka një avantazh të lehtë ndaj Reus (i cili nuk ishte) dhe Sané (i cili luajti dobët).

 

                                                                           HUMBËSIT

Kevin Trapp (27 vjeç) – Nuk ishte në lartësinë e duhur dhe shfaqi shpesh pasiguri. Në dy ndeshjet e tij ndërkombëtare bëri paraqitje të mira, por ndaj Brazilit ai nuk mori vlerësimin e duhur për të siguruar një biletë për në Botëror.

Mario Gomez (32 vjeç) – Ka luftuar shumë për një vend në skuadër dhe është përmirësuar shumë qysh pas transferimit te Stuttgart. Sidoqoftë, ai ishte “i padëmshëm” ndaj Brazilit dhe nuk u duk shumë i qëndrueshëm në aksionet e tij.

Ilkay Gundogan (27 vjeç) – Po garon me Sami Khediran për të zënë vendin përkrah Kroos në Botëror. Por ndaj Brazilit ai ishte ndër gjermanët më të dobët në fushë. Nuk tregoi asgjë në fushë, ndryshe nga sa ka ndodhur te Manchester City, ku po shkëlqen. Rrezikon të mbetet në stol në Rusi 2018.

Leroy Sané (22 vjeç) – Shpesh depërtimet e tij ngecnin dhe e pati të vështirë të bënte diferencën. Gjuha e trupit nuk ishte ajo e duhura. Sané luan shumë mirë me skuadrën e Guardiolas se sa në kombëtaren gjermane.

Related posts

Më shumë se 50 ndeshje në Champions, ja arbitri që drejton Barcelona-Chelsea

Q.Autor

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Ish-drejtuesi akuzon: Klubi qante, presidenti hante fruta deti me Perez

Delo.autor

Liverpool sfidon Realin dhe Barçën për yllin spanjoll

Sadik.Autor

Leave a Comment