Futboll

Jurgen Klopp: Salah bënte çdo sprint sikur të ishe në finalen e 100 metrave të Lojërave Olimpike

Shpejtësia marramendëse e Salah në ndeshjen ndaj Watfortd është krahasuar nga trajneri i tij Jurgen Klopp me atë të një sprintieri në Lojërat Olimpike.

Trajneri i Liverpool i thuri elozhe yllit egjiptian pasi shënoi katër gola dhe dha një asist në fitoren 5-0 ndaj Watford.

Salah vazhdon të jetë zbulimi i sezonit në Premier League, duke terrorizuar mbrojtjet me shpejtësinë e tij, dhe aftësinë për të shënuar në çdo moment.

“Ai bënte çdo sprint sikur të ishte në finalen e 100 metrave në Lojërat Olimpike.

“Ajo që dua të them është se skuadra duhet të adaptohet te forcat që ka. Askush nuk i thotë Salah të bëjë diçka tjetër. Por momentin e vetmja gjë që mund t’i thuash atij është të vazhdojë kështu.

The Liverpool manager said Salah was like a sprinter in a 100m final at the Olympics

“Te Roma ai luante më në krah, pasi kishin një qendërsulmues shumë dominues si Dzeko. Askush nuk mund ta dinte se ai mund të luante si sulmues. E mësuam hap pas hapi. Nuk e dinim se ai ishte në gjendje të luante në qendër.”

Kontributi i Salah bëri që Liverpool tani të ngjitet në vendin e tretë të renditjes së Premier League.

 

Related posts

Luftëtari pret Skënderbeun, tifozët gjirokastritë në delir: Sot më afër se kurrë ëndrrës europiane

Sadik.Autor

PËRBALLJA NDAJ LAZIOS/ Mjeku i Interit: Icardi integrohet me skuadrën, nuk e di nëse…

Delo.autor

20 MILIONË EURO PËR ERNEST MUÇIN/ Besiktas i thotë jo ofertës për sulmuesin shqiptar

F.autor

Leave a Comment