Gossip

Arda Turan nevrikoset me gazetarin: Kujdes se do të t’i thyej turinjtë

Arda Turan, i cili është parë me gruan e tij Aslihan Dogan është nevrikosur me pyetjet e gazetarit duke e kërcënuar.

Çifti është martuar dy javë më parë dhe një gazetar i është afruar duke pyetur të shoqen: “Si ishte dasma, shkoi siç e kishit imagjinuar?” Por Dogan nuk u përgjigj duke injoruar pyetjen e gazetarit.

Gazetari nuk e priti mirë heshtjen dhe e pyet nëse “Arda e ka ndaluar të flasë?”

Ky ishte momenti kur Turan nevrikoset dhe i kthehet gazetarit duke iu përgjigjur: “Kujdes. Mos fol më se do të të thyej turinjtë.”

Çifti ishte bashkë me vëllain e tij dhe gruan në një restorant kur ndodhi incidenti. Gazetari nuk e zgjati pas reagimit të ashpër të Turan duke u larguar.

Related posts

NJË CEREMONI NË FSHEHTËSI/ Martohet kapiteni i Anglisë

Delo.autor

“JAM PENDUAR”/ Ish e dashura e Sala ka një kërkesë për futbollistin e zhdukur: Mos i ndaloni hetimet…(FOTO)

Delo.autor

ËSHTË NË NJË PRITJE TË ËMBËL/ Shikoni FOTOT e Vilma Mashës me linjat e rrumbullakosura

Delo.autor

Leave a Comment