Formula 1

Hamilton kritika skuadrës: Strategji e gabuar, por jemi më të shpejtët

I mërzitur pas vendit të dytë të arritur në garën e Australisë, piloti britanik Lewis Hamilton ka hedhur disa kritika në adresë të skuadrës, që sipas tij nuk u tregua e aftë në strategji, duke i dhënë mundësi Sebastian Vettel ta parakalojë në bokse dhe të fitojë në debutimin sezonal të Formula 1. “Duhet të përgëzoj Vettel dhe Ferrarin.

Për sa më përket mua, do të bisedoj me skuadrën për sa i përket strategjisë edhe pse gjatë garës patëm një ritëm të mirë.

Këtu është e vështirë të parakalosh edhe pse në fund shpresoja të ushtroja më shumë presion te Vettel. Por vendosa që të kurseja motorin dhe të dueloj në një garë tjetër”, tha Hamilton.

Piloti britanik Lewis Hamilton

Pavarësisht se humbi një shans të mirë për të fituar, piloti i Mercedes kërkon të marrë më të mirën nga kjo fundjavë. “Është e dhimbshme kur nuk fiton garën, por po përpiqem të shoh anët pozitive të gjithë fundjavës.

Ferrari konfirmoi që është e shpejtë në garë, por mendoj se Mercedes është ende më superiore dhe këtë gjë e treguam në provat zyrtare, të shtunën.

Të nisësh garën nga vendi i parë është e rëndësishme edhe pse në Melburn ndikoi strategjia më e mirë. Duhet të punojmë që kjo gjë të mos ndodhë më në të ardhmen, pasi humbëm një shans të mirë për të fituar garën, pikë të arta për renditje”, u shpreh Hamilton.

Related posts

Bottas: Askush nuk është i pamposhtur edhe unë për titull

Q.Autor

FORMULA 1/ Ross Brawn: Shumë aksidente, shpresoj që titullin të mos e vendosin komisarët e garës

Delo.autor

FORMULA 1/ Luca Baldisserri nuk kursen kritikat: Vettel është i mbivlerësuar, nuk është…

Delo.autor

Leave a Comment