Futboll Premier League

Arsenal bën gati 40 milionë euro për talentin nga Turqia…

Arsenal ka nisur bisedimet në lidhje me blerjen e mundshme të qendërmbrojtësit të Freiburg, Caglar Soyuncu.

Futbollisti i kombëtares turke ka shpërthyer në këtë sezon dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit më premtues në qarkullim, duke tërhequr vëmendjen e të dy klubeve të Manchester, Liverpool, Chelsea dhe Roma gjatë 12 muajve të fundit. Shefi i merkatos së Arsenal, Sven Mislintat ka në planet e tij të bëj një ofertë gjatë verës.

Twenty-one-year-old centre back Soyuncu is valued at around £30m by German side Freiburg

Freiburg do të jetë i detyruar të shesë lojtarin për rreth 40 milionë euro. Në verën e kaluar, klubi gjerman mposhti konkurrencën e Sevilla dhe Besiktas, duke e marrë lojtarin për vetëm 3 milionë euro nga ekipi i kategorisë turke Altinordu. Pavarësisht nga fillimi i vështirë, aktualisht ai konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në Bundesliga. Soyuncu, 190 cm i gjatë, është shumë i aftë në lojën me këmbë, përveç se në ajër.

Arsenal scouts watched Soyuncu in Turkey's 1-0 win over the Republic of Ireland last week

Prej kohësh kanë nisur krahasimet mes tij dhe Mats Hummels. Vëzhguesit e Arsenal ishin të pranishëm në ndeshjen miqësore të Turqia fitoi 1-0 ndaj Irlandës, në javën e kaluar, ku Soyuncu luajti ndeshjen e tij të 13-të me kombëtaren. Blerjen e një qendërmbrojtësi është prioritet për Arsenal duke parë se Laurent Koscienly është 32-vjeç, ndërsa Per Mertesacker është pranë tërheqjes nga futbolli.

Related posts

Alarmon FIFA: Stadiumet nuk janë gati për Kupën e Botës (Foto)

Sadik.Autor

PA TMERR ME SY/ PEREZ: Njerëz të çmendur, nuk luaj në një fushë ku rrezikoj të më…

Isa.Autor

JAVA E PARAFUNDIT NË SUPERIORE/ “Lumë” golash në minutat e fundit, shikoni të gjitha rezultatet

Delo.autor

Leave a Comment